Thaçi në Sofje: Kosova e përkushtuar për vlerat evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale. Në një shkrim në Facebook, ai thotë se është shumë e rëndësishme agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritetet dhe trajtim të barabartë […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale.
Në një shkrim në Facebook, ai thotë se është shumë e rëndësishme agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritetet dhe trajtim të barabartë për gjashtë shtetet e rajonit.
“Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane. Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar”, shkruan presidenti Thaçi.
Ja postimi i plotë:
Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale. Është shumë e rëndësishme për ne agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritet dhe me trajtim të barabartë për gjashtë shtetet e rajonit tonë. Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane. Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar.












