Thaçi: Kërkova mbështetje nga Merkel për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë detaje nga biseda e tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Thaçi ka treguar se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për rrugën euroatlantike të Kosovës. “Nuk jemi të frikësuar për të ardhmen evropiane të Kosovës, por dëshirojmë që të lëvizim më shpejtë. Ishte konfirmim i kancelares Merkel […]
Thaçi ka treguar se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Nuk jemi të frikësuar për të ardhmen evropiane të Kosovës, por dëshirojmë që të lëvizim më shpejtë. Ishte konfirmim i kancelares Merkel në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet. Për Kosovën është hapur rrugë e sigurt, për të ardhmen konkrete evropiane”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë për Klan Kosova.
Thaçi ka treguar se ka kërkuar nga Gjermania dhe Merkeli që të shtyjnë përpara procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, që si rezultat do të kishte njohjen reciproke, dhe anëtarësimin e Kosovë në OKB, raporton Periskopi.
“Biseda ka qenë shumë përmbajtësore, më shkëmbim të ideve për hapat që duhet të marrim ne si Kosovës, me mundësitë që Gjermania dhe vetë kancelarja Merkel ta ndihmojë Kosovën. Gjithashtu kam kërkuar që Gjermania të luaj rolin e saj aktiv, por edhe personalisht zonja Merkel të angazhohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të përmbyllej me njohjen reciproke, dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka mohuar se do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë, si qëllim për të normalizuar raportet Kosovë-Serbi./Periskopi/












