Tërnava uron Ramazanin: Agjërimi është shkollë humanizmi

Tërnava uron Ramazanin: Agjërimi është shkollë humanizmi

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka mbajtur një konferencë për media me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e këtij muaji, duke thënë se agjërimi është i urdhëruar për t’u mbrojtur nga të këqijat. “Ndonëse formalisht manifestohet duke abstenuar nga ushqimet dhe […]

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka mbajtur një konferencë për media me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e këtij muaji, duke thënë se agjërimi është i urdhëruar për t’u mbrojtur nga të këqijat.

“Ndonëse formalisht manifestohet duke abstenuar nga ushqimet dhe pijet, në esencë agjërimi është një kurs edukativ, i cili përgjatë një muaji të tërë në mënyrë intensive punon për të formësuar në mënyrë të përsosur personalitetin e besimtarit dhe lidhjet e tij me zotin dhe të tjerët. Duke na kujtuar për objektivën kryesore që ka agjërimi, Zoti i madhëruar në Kuranin fisnik thotë; O besimtarë ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat, mbaron citati”, ka thënë Tërnava, përcjell KosovaPress.

Myftiu Tërnava tutje ka thënë se largimi nga ushqimi ose pijet është mjet ose mënyrë për të arritur te qëllimi, që është devotshmëria.

“Agjërimi është shkollë humanizmi. Vlerat solidare agjërimin e bëjnë një mundësi më shumë për të zbutur varfërinë dhe për të lidhur pjesëtarët e shoqërisë ndërmjet vete. Mënyra se si arrihet kjo në Ramazan është e rrallë, ose është karakteristikë veç e Ramazanit. Manifestimi i agjërimit duke abstenuar nga ushqimi dhe pija, sipas disa dijetarëve myslimanë është bërë për t’ja kujtuar të pasurit shijen e hidhur të urisë, që të varfërit e kanë përditshmëri, pra është edukim praktik, vetëdijesim konkret dhe jo vetëm”, ka vazhduar ai.

Tërnava ka thënë se agjërimi synon krijimin e një klime të dashurisë, respektit dhe gëzimit, ku i varfëri dhe i pasuri takohen dhe nuk e harrojnë njëri-tjetrin.

Ramazani fillon nesër, më 16 maj, dhe përfundon më 14 qershor. Dita e parë e Fitër Bajramit është më 15 qershor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?