‘Telekomi, shtëpi e plaçkitur’

‘Telekomi, shtëpi e plaçkitur’

  Kontrata me Monaco Telekomin dhe ajo me Z-Mobile, sipas ekspertit të Telekomunikacionit, Ismet Hamiti, kanë tjetërsuar të hyrat e Telekomit në mënyrë më të egër dhe e kanë sjellë në situatë që të mos jetë në gjendje t’i mbulojë as shpenzimet e veta afariste, shkruan sot “Koha Ditore”. Hamiti ka qenë për 20 vjet […]

 

Kontrata me Monaco Telekomin dhe ajo me Z-Mobile, sipas ekspertit të Telekomunikacionit, Ismet Hamiti, kanë tjetërsuar të hyrat e Telekomit në mënyrë më të egër dhe e kanë sjellë në situatë që të mos jetë në gjendje t’i mbulojë as shpenzimet e veta afariste, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hamiti ka qenë për 20 vjet ekspert i lartë në ITU, autoritetin më të lartë botëror në fushën e telekomunikacionit. Ka qenë koordinues i rifillimit të punës së PTK-së pas luftës dhe hartues i strategjisë së zhvillimit të saj. Ishte hartues i projektit të rrjetit të parë mobil në Kosovë dhe autor i emrit të tij VALA.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për dëmet që i janë shkaktuar Telekomit për vite radhazi. Përmend mënjanimin e profesionistëve që kundërshtuan kontratat me Monaco Telekomin dhe Z-Mobile dhe hapjen e rrugës për vendosjen në krye të PTK-së të individëve siç i ka quajtur “të papërgjegjshëm, të padijshëm dhe me prirje kriminele”.

Këta të fundit, sipas Hamitit, bënë veprime që dëmtuan rëndë afarizmin e Telekomit të Kosovës. Në këtë intervistë, ai ka folur se sa ka hise politika në këtë degradim, si dhe për idenë e tij kundër privatizimit të Telekomit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?