Stoltenberg tregon se si NATO po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë

Stoltenberg tregon se si NATO po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë

  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha Zërit të Amerikës se Aleanca po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë duke shtuar numrin e trupave në krahun e saj lindor dhe në vendet baltike. Stoltenberg ishte në Washington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, me të […]

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha Zërit të Amerikës se Aleanca po i përgjigjet agresivitetit të Rusisë duke shtuar numrin e trupave në krahun e saj lindor dhe në vendet baltike.

Stoltenberg ishte në Washington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, me të cilët diskutoi mes të tjerash rreth rritjes së shpenzimeve ushtarake të NATO-s.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Rusia është bërë më agresive prandaj Aleanca po përgjigjet duke shtuar përforcimet, më të mëdhatë që nga Lufta e Ftohtë.

“Kjo po bëhet duke shtuar trupat në lindje të Aleancës dhe në vendet baltike, në Poloni por edhe me gatishmëri më të lartë të forcave tona. Ne duhet të bëjmë më shumë në këtë aspekt dhe të rrisim gatishmërinë e forcave tona gjatë takimit të NATO-s në muajin korrik në Bruksel”, tha Stoltenberg.

Ai tha se Moska po investon më shumë në pajisje moderne ushtarake. Rusia, tha ai, po përdor forcën ushtarake kundër një fqinji, Ukrainës, duke aneksuar ilegalisht Krimenë si dhe duke përdorur atë që ai e quajti taktikë hibride, një kombinim i veprimeve ushtarake me ndërhyrjen në proceset zgjedhore dhe sulmet kibernetike.

E gjithë kjo, tha kreu i NATO-s kërkon një përgjigje nga Aleanca dhe ajo po përgjigjet. Ai tha se ekziston nevoja kritike që forcat e NATO-s të jenë në gjendje të lëvizin në Atlantik dhe në të gjithë Evropën.

“Ne jemi në procesin e krijimit të një komande të re të forcës së përbashkët që do të përqendrohet në Atlantik dhe Shtetet e Bashkuara kanë ofruar që ta vendosin komandën e kësaj force të re në Norfolk të Virxhinias. Po krijojmë gjithashtu një komandë të re për lëvizshmërinë dhe përforcimin në të gjithë Evropën dhe gjermanët kanë ofruar që ajo ta ketë selinë në territorin e tyre”.

I pyetur nëse e shikon Turqinë ende si një aleate të NATO-s, zoti Stoltenberg tha: “Turqia është një aleate dhe një aleate e rëndësishme, aq më tepër për vendndodhjen e saj gjeografike në kufi me Irakun dhe Sirinë. Turqia ka qenë e rëndësishme në luftën kundër Daesh-it apo ISIS-it. Ata kanë përdorur infrastrukturën dhe bazat ajrore për të luftuar ISIS-in, i cili tani është në arrati”.

Stoltenberg pranoi se Turqia ka disa mosmarrëveshje me aleatët e NATO-s dhe i bëri thirrje Ankarasë dhe aleatëve të ulen e t’i zgjidhin dallimet mes tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?