Stenta pa afat në QKUK, Onkologjia ka mbetur pa ilaçe

Stenta pa afat në QKUK, Onkologjia ka mbetur pa ilaçe

  Një emision i Radio Televisionit Publik (RTK) ka gjetur se rreth 200 mijë euro është kostoja e stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterave, balonave dhe pajisjeve tjera që përdoren në Kardiologji e që u ka skaduar afati e për të cilat nuk ka dhënë askush përgjegjësi. Këto materiale shpenzuese nuk janë përdorur në Klinikën e Kardiologjisë, […]

 

Një emision i Radio Televisionit Publik (RTK) ka gjetur se rreth 200 mijë euro është kostoja e stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterave, balonave dhe pajisjeve tjera që përdoren në Kardiologji e që u ka skaduar afati e për të cilat nuk ka dhënë askush përgjegjësi.

Këto materiale shpenzuese nuk janë përdorur në Klinikën e Kardiologjisë, ku shumica e mjekëve janë nën aktakuzë. E gjitha është konfirmuar nga Basri Sejdiu, Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Univrsitar të Kosovës (SHSKUK).

“Fatkeqësisht, ka qenë një periudhë kur kam qenë drejtor në Kardiologji kur ka qenë një sasi enorme e materialit të skaduar. Ajo ka qenë në hetuesi dhe nuk e dij epilogun…”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka sqaruar se ato janë hudhur në mbeturina.

“Është dëmtu buxheti. Përparësi e atij regjistrimi ka qenë që kemi shpëtu një sasi të madhe të materialit afër skadencës”, ka thënë ai.

Në kohën kur këto materiale nuk janë përdorur nga klinikat e QKUK-së sipas dyshimeve të Prokurorisë së Shtetit kishte ndodhur një fluks nga Klinika e Kardiologjisë, ku pacientët dërgoheshin në Klinikat Private, për të marrë shërbimet kardiologjike. Për këtë, edhe sot vazhdojnë të gjykohen mbi 60 punonjës shëndetësorë, numri më i madh i tyre mjekë dhe punonjës të Klinikës së Kardiologjisë. Ata akuzohen se duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë abuzuar me pacientët që kishin nevojë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Pacientët ishin dërguar në institucionet private, kurse 70 perqind te pagesave i ka kryer për ta Ministria e Shëndetësisë. Prokuroria beson se këta mjekë dërgonin pacientë pa nevojë në spitalet private, vetëm që të përfitonin shuma parash duke referuar pacientët në sektorin privat.

Duke parë abuzimin me pacientët, drejtori Sejdiu, që ndër të paktit punonjës të Kardiologjisë i ka shpëtuar komprometimit ka kërkuar një zgjidhje e cila ka qenë e domosdoshme për pacientët me sëmundje zemre. Nga muaji shkurt, në Klinikën e Kardiologjisë dhe Kardiokirugjisë si dhe ajo e Onkologjisë kanë filluar kujdestari 24 orëshe. “Nëse në një natë trajtohen 12 pacientë me infarkt dhe këta në të kaluarën janë dërgu jashtë. Kjo ka qenë kosto për buxhetin, për pacientin por edhe me këtë rritet performance për mjekët”, ka thënë Sejdiu për emisionin “Udhëve” në RTK.

Por pacientët kanë ankesa për mungesën e ilaçeve. “Kosto e lartë është edhe 1 euro kur nuk ke. Falmnderit Zotit që ka pasë kush me u kujdesë për ato punë e nuk dalim na pacientët vetë me i ble ato ilace. Dhashtë Zoti e bëhet më mirë”, ka thënë Sabrije Bërbatovci, paciente e kardiologjisë.

Ndërkohë në Klinikën e Onkologjisë, problemet me aparaturat, kanë bërë që shpesh gjatë kujdestarisë 24 orëshe pacientët të mos e marrin shërbimin e radio-terapisë.

Ditën kur ka xhiruar ekipi i emisionit “Udhëve” në Klinikën e Onkologjisë ka pasur defekt në të dy akseleratorët që përdoren për radioterapi. Njëri nuk ka punuar për një kohë të gjatë, derisa tjetri sipas stafit, është prishur po atë ditë kur ekipi kishte shkuar në QKUK.

Pacientët me sëmundje onkologjike hezitojnë të flasin para kamerave. Por, familjarët e tyre kanë ankesa për mungesën e ilaçeve. “Sa i përket kushteve janë të mira. Infermierët janë të sjellshëm. Ilaçet janë duke i blerë. Kanë kosto shumë të lartë për standardin në Kosovë. Por, neve na imponohet patjetër që duhet me i ble”, thotë familjarja e një pacienti, duke preferuar të mbrojë identitetin e saj.

Ajo ka treguar se shpesh pacientët me kancer detyrohen që t’i huazojnë ilaçet njëri-tjetrit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?