Si deshi t’i vrasë Putinin dhe Vuçiqin një grup terrorist në Moskë

Si deshi t’i vrasë Putinin dhe Vuçiqin një grup terrorist në Moskë

  Shërbimet e sigurisë ruse kanë arrestuar 16 persona, të cilët, sipas zyrtarëve rus, kishin përgatitur një sulm në marshin ‘Regjimenti i Pavdekshëm’, që është mbajtur para dy dite në kryeqytetin e Rusisë, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë këtij manifestimi kanë marshuar edhe Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai […]

 

Shërbimet e sigurisë ruse kanë arrestuar 16 persona, të cilët, sipas zyrtarëve rus, kishin përgatitur një sulm në marshin ‘Regjimenti i Pavdekshëm’, që është mbajtur para dy dite në kryeqytetin e Rusisë, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë këtij manifestimi kanë marshuar edhe Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, i cili kishte qëndruar në një vizitë zyrtare dy ditore në Rusi, me ftesë të Presidentit Putin. Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë mbi 1 milion qytetarë, të cilët mbanin fotografi të paraardhësve të tyre, të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Grupi që u arrestua ishin të armatosur dhe të gatshëm për sulm, raporton agjencia ruse e lajme TASS, përcjellë blic.

Sipas zyrtarëve rus, ky grup ka ardhur nga Siberia ku janë bastisur 17 objekte dhe janë arrestuar 20 të dyshuar. Aktivitetet e këtij grupi ishin hetuar edhe në vitin 2017 nga Njësitë e Specializuara ruse, të cilët dyshonin se grupi organizonte sulm terrorist në Sankt Petersburg, në të njëjtin manifestim ‘Regjimenti i Pavdekshëm’.

Nga hetimet e zhvilluara, thuhet se financimi i grupit sigurohet nga Turqia.

Presidenti i Serbisë, u ka thanë mediave se është i njoftuar me sulmin e përgatitur gjatë marshimit të tij së bashku me Presidentin e Rusisë, por që, sipas tij, ka qenë i sigurt se atyre asgjë nuk do të mund t’u ndodhte.

“Mua asgjë nuk do të më ndodhte, sepse nga rreshti i parë më kanë shtyrë njerëz të mrekullueshëm të cilat kanë dashur të jenë afër Presidentit të tyre. Kështu që unë isha në rreshtin e tretë të kolonës“ ka thënë ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?