Shqipëria nuk i përgjigjet Kosovës lidhur me taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Shqipëria nuk i përgjigjet Kosovës lidhur me taksën në ‘Rrugën e Kombit’

  Vendosja e taksës në “Rrugën e Kombit” në Shqipëri, pati ngjallë reagime të shumta në të dy anët e kufirit. Për banorët e veriut dhe kosovarët taksa prej 5 euro ishte cilësuar e lartë madje për çmimin e saj pati edhe protesta të cilat eskaluan. Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës kishin kërkuar takim me […]

 

Vendosja e taksës në “Rrugën e Kombit” në Shqipëri, pati ngjallë reagime të shumta në të dy anët e kufirit. Për banorët e veriut dhe kosovarët taksa prej 5 euro ishte cilësuar e lartë madje për çmimin e saj pati edhe protesta të cilat eskaluan.

Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës kishin kërkuar takim me Qeverinë e Shqipërisë për të diskutuar për ndonjë zgjidhje që do të ishte e qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Megjithëse kanë kërkuar një gjë të tillë, kjo ministri nuk ka marr ndonjë konfirmim për takimin në fjalë.

Në një përgjigje për Indeksonline, ata thonë se megjithëse kanë kërkuar takim nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për këtë temë, sot e asaj dite nuk kanë marrë ndonjë konfirmim.

“Që nga fillimi që është shfaqë kjo çështje, ne jemi marrë intensivisht me të dhe kemi shprehur mospajtimet tona, duke i kërkuar edhe takim ministrit Gjiknuri për temën në fjalë. Ne edhe sot e kësaj dite nuk kemi marrë ndonjë konfirmim për takimin në fjalë. Gjithsesi kemi shprehur gatishmërinë që të ulemi dhe të bisedojmë për ndonjë zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme për të gjithë qytetarët”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Më tej, kjo ministri ka deklaruar se do të insistojnë që ky çmim të ulet dhe të bëhet më i përshtatshëm për kushtet ekonomike të qytetarëve tanë.

“Presim dhe do të shohim në të ardhmen sesi do të zgjidhet kjo çështje që për ne përbën shqetësim, sepse kostoja fillestare e kësaj tarife është e lartë për qytetarët e Kosovës dhe për transportuesit e mallrave të Kosovës. Ne ashtu siç kemi kërkuar në vazhdimësi, do të insistojmë që ky çmim të ulet dhe të bëhet e adaptueshme me kushtet ekonomike të qytetarëve tanë”, kanë deklaruar më tutje.

Ndryshe, si shenj proteste për çmimet e tarifave të vendosura për “Rrugën e Kombit”, qytetarët e Shqipërisë ia kanë vënë flakën sporteleve ku edhe do duhej të bëheshin këto pagesa.

Për këtë, Qeveria e Shqipërisë ka shtyrë pagesën e tarifës për këtë autostradë për të paktën 2 muaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?