Shpallet fituesi i Eurovizion 2018, ja ku qëndrojnë tre këngëtarët shqiptarë

Kanë përfunduar të gjitha votimet në festivalin e këngës Eurovizion 2018, ku fitues është shpallur Izraeli me 529 pikë. Është hera e katërt që ky shtet fiton në Eurosong. Qipro me përfaqësuesen shqiptare, Eleni Foureiera ka arritur të zë vendin e dytë, me 436 pikë. Shqipëria ka mbetur në pozitën e 11-të me 184 vota, […]
Kanë përfunduar të gjitha votimet në festivalin e këngës Eurovizion 2018, ku fitues është shpallur Izraeli me 529 pikë.
Është hera e katërt që ky shtet fiton në Eurosong.
Qipro me përfaqësuesen shqiptare, Eleni Foureiera ka arritur të zë vendin e dytë, me 436 pikë. Shqipëria ka mbetur në pozitën e 11-të me 184 vota, raporton Periskopi.
Kurse Italia me shqiptarin Ermal Metën ka zënë vendin e pestë me 308 vota.
Shqipëria ia ka dhënë pikët maksimale në Eurovizion Italisë, me përfaqësus Ermal Metën, po ashtu shqiptar. Kurse Italia ia ka kthyer me zero pikë.
Ndërsa 10 pikë ia ka dhënë Qipros, shtet i përfaqësuar nga shqiptarja Eleni Foureiera.













