Shkaku i vizave ekipi i Kosovës nuk merr pjesë në festivalin ndërkombëtar

Shkaku i vizave ekipi i Kosovës nuk merr pjesë në festivalin ndërkombëtar

Shfaqja e Qendrës Multimedia “Një shfaqje teatri me katër aktorë…”, e cila është dashur të jepet sot, me datë 21 maj në ora 17:00, në Teatrin Hungarez në Timisoara të Rumanisë, si pjesë e festivalit TESZT – Euroregional Theatre Festival Timișoara, është anuluar. Fatkeqësisht, siç thuhet në njoftim, një pjesë e ekipit të shfaqjes nuk […]

Fatkeqësisht, siç thuhet në njoftim, një pjesë e ekipit të shfaqjes nuk ia doli që t’i siguroj vizat për të udhëtuar në Rumani.

“Këto dy muajt e fundit, stafi i Qendrës Multimedia kemi qenë në një përpjekje shumëfrontëshe për të siguruar vizat për krejt ekipin, por përpjekjet tona janë ndeshur me burokracinë dhe trajtimin poshtërues të disa prej ambasadave Evropiane në Kosovë. Jam i shokuar nga fakti se mbas krejt këtyre prezentimeve ndërkombëtare (mbi 100 sosh) të shfaqjeve tona, regjimi i vizave Schengen për artistët tanë është bërë më rigjid, më i egër dhe më jo-dashamirës. E provuar në lëkurën tonë, dhe jo vetëm këto dy muaj, por përgjatë krejt këtyre viteve të fundit, zona e Schengenit, për ne është shndërruar në një zonë të “fashizmit të butë”, me të cilin birokracia rregullative evropiane e konvertuar në “viza Schengen” shtypë, keqtrajton dhe poshtëron”, thuhet në njoftim.

Paradoksalisht, thuhet tutje, por para dhjetë ditësh, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë më ndau mirënjohjen “Evropiani i vitit”, për “promovimin e ideve dhe vlerave Evropiane”.

“Dhe ja, dhjetë ditë pas, mua dhe ekipit të shfaqjes na u pamundësua udhëtimi në Rumani. Dhe prandaj, po pyes, nëse këto “vlera e ide Evropiane” përfshijnë edhe këtë qasje raciste e poshtëruese që disa prej ambsadave të shteteve të EU-së në Kosovë kanë ndaj nesh kosovarëve? Sepse, atëherë më me dëshirë do të rrija pa këtë kurorë ‘evropiane’, atëherë më me dëshirë do të rrija artist që përpiqet dhe lufton kundër rregullave që shtypin të voglin, të pafuqishmin, të ndryshmin, artist që është kundër privilegjeve të disa qytetarë evropian në kurriz të disa të tjerëve ‘jo-evropian’”, thuhet në komunikatën dërguar nga Jeton Neziraj.

Kjo është hera e dytë që një shfaqje e Qendrës Multimedia pamundësohet të jepet jashtë Kosove. Para disa vitesh, autoritetet kineze patën anuluar vizat për ekipin Kosovar, dhe pjesmarrja e trupës kosovare në festivalin Shanghai International Experimental Theatre Festival (SIETF) qe pamundësuar.

“Sot ndërsa është hera e dytë që na pamundësohet të japim shfaqjen tonë, sërish si rezulltat i komplikimeve birokratike e politike me viza. Por përderisa herën e parë, komplikimet dhe anulimi i shfaqjes kishin njëfar kuptimi “logjik”, duke e pasur parasyshë që Kina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pamundësinë e pjesmarrjes tonë në një festival Evropian e shohim me shumë shqetësim. Evropa dhe zona e saj e schengenit dhanë sot një shembull të vogël (por domethënës) se, kur jan në pyetje kosovarët, me Kinën i ndanë vetëm gjeografia:, thuhet në fund.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?