Shembet ura, vdesin 5 studentë në Pakistan

Të paktën 5 studentë kanë mbetur të vdekur dhe 12 të tjerë janë raportuar të zhdukur pasi u shemb një urë në një vend turistik në Kashmir, e administruar nga Pakistani. Ura në rrethin malor të Neelumit u shemb pasi dhjetra studente të një universiteti hypën aty për të parë një ujëvarë. Zyrtarët thanë se […]

Ura në rrethin malor të Neelumit u shemb pasi dhjetra studente të një universiteti hypën aty për të parë një ujëvarë.

Zyrtarët thanë se kishte pak shpresë për mbijetimin e studentëve të humbur.

“Kemi gjetur 4 trupa djemsh dhe një vajze. 12 të tjerë kanë humbur dhe nuk kemi ndonjë shpresë për ti gjetur gjallë sepse uji është shumë i ftohtë,”-tha Chaudhary Imtiaz, një zyrtar i lartë i qeverisë në kryeqytetin e Kashmirit, Muzaffarabad.

Imtiaz tha për AFP se 8 studentë të tjerë janë plagosur gjatë incidentit.

Autoritetet kishin  vendosur një paralajmërim pranë urës, ku iu kërkohej vizitorëve që të ecnin në urë në numër të vogël sepse ishte ndërtuar vetëm për mbajtjen e 5 personave në të njëjtën kohë.

“Ura u shemb sepse mbi të u ngjitën 40 veta në të njëjtën kohë. Baza e saj nuk mund ta mbante peshën,”-tha ai.

Rajoni Himalayan skenik është një destinacion popullor turistik, por i mungon infrastruktura.

Kashmir është ndarë mes Indisë dhe Pakistanit që nga fundi i sundimit kolonial britanik në vitin 1947, por të dy pretendojnë territorin në tërësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?