“SHBA është përgjegjëse për të gjitha luftërat në Irak”

Zgjedhjet ishin paraparë të mbahen në shtator por ato u shtyn shkaku i luftës kundrejt grupit terrorist Daesh. Zgjedhjet në Irak janë mbajtur për herë të parë që prej kohës kur vendi është çliruar nga xhihadistët. “Amerikanët janë përgjergjës për gjithçka që ka ndodhur në Irak sepse ata ishin të parët kur i hodhën bazamentin […]
“Amerikanët janë përgjergjës për gjithçka që ka ndodhur në Irak sepse ata ishin të parët kur i hodhën bazamentin e një qeverie… Ishte vendosur nën urdhërat e Paul Bremer (i dërguari i Presidentit të SHBA-së dhe kreu i qeverisë kalimtare gjatë pranisë ushtarake në Irak) ku sunitët do të merrnin 5 ministri, shittët 11 dhe kurdët 7. Vendimi i tij hodhi themelet e para të grindjeve mes grupeve etnike dhe fetare”, tha ish ministri i mbrojtjes së Irakut Khaled Yassin al-Obaidi.
Obaidi është gjithashtu ndër liderët e Aleancës së Fitores, një koalicion i ndërtuar nga kryeministri i Irakut Haider al-Abadi, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Koalicione të mëdha u parashtruan nga politikanët kryesorë shiitë të vendit – kryeminsitri Haider al-Abadi dhe nënkryetari Nuri a;-Maliki.
Për këto zgjedhje kandidojnë 6, 686, prej tye 2, 014 femra për 328 vende në parlament./Periskopi/












