Semimaturantët nesër i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Semimaturantët nesër i nënshtrohen testit të arritshmërisë

  Nxënësit e klasave të nënta nesër do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme. Këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën dhe testimi do të filloj në orën 10:00. Fehmi Hysenaj, këshilltari i […]

 

Nxënësit e klasave të nënta nesër do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën dhe testimi do të filloj në orën 10:00.

Fehmi Hysenaj, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, për KosovaPress ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që nxënësit nesër t’i nënshtrohen testit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim i ka bërë të gjitha përgatitjet për testin e arritshmërisë që organizohet për klasat e nënta. Është një test i cili tregon arritshmërinë e nxënësve gjatë këtij shkollimi në mënyrë që të përcaktohen pastaj për shkollimin e mesëm të lartë”, tha ai.

Nxënësit do të kenë 100 pyetje, ndërsa ky test nuk ka kalueshmëri por që pikët të cilat i marrin do të jenë vendimtare për shkollimin e mëtejmë të nxënësve.

“Pyetjet besoj që janë 100 kërkesa në testin e arritshmërisë… Nuk ka kalueshmëri, varësisht prej arritshmërisë së nxënësve. Është shumë e rëndësishme në qoftë se nxënësit duan të zgjedhin ato shkolla ku dëshirojnë që janë më të avancuara, do të thotë të arrijnë suksesin në disa lëndë. Për shembull nëse duan të shkojnë në gjimnaz shkencor, duhet të kenë pikë më të mira në kimi, biologji dhe në fizikë. Ndërsa, për profesionet e tjera varësisht secili në konkurs do t’i ketë pikët e veta. Aty ku nxënësit tregohet më i mirë e ka më lehtë që të regjistrohet në shkollën e mesme të lartë”, tha Hysenaj.

Hysenaj bëri të ditur se pyetjet do të jenë nga lëndët e përgjithshme.

“I kanë lëndët e përgjithshme dhe lëndët që i kanë në kuadër të shkollimit të tyre, faktikisht është një përmbledhje një gamë e madhe e lëndëve. Gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, kimi, fizikë, gjeografi, histori, informatikë, këto janë disa prej lëndëve që kanë në testin e arritshmërisë”, tha ai.

Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit në shkollat ku ata kanë mësuar. Kjo sipas këshilltarit të ministrit për shkak se nesër është ditë mësimi dhe nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë në shkolla të tjera.

Në rast se nxënësit zihen duke kopjuar, Hysenaj tha se do të kenë edhe sanksionim duke u larguar nga testimi. Për të monitoruar testimin MASHT, në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit, ka angazhuar 324 komisioner dhe 1 mijë e 123 administrues.

“Në kuadër të përshkrimit të detyrave administratorët i kanë të gjitha, deri tash ky test ka kaluar mirë, do të thotë nuk kemi pasur vërejtje të madhe. Por, unë kam shumë besim që administratorët të cilët e kanë një përvojë që do ta kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Të gjithë nxënësit që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë duhet të jenë në ora 9:00, në shkollat e tyre, pasi që testimi do të fillojë në ora 10:00. Ndërsa, testimi do të bëhet në 108 qendra testimi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?