Sejdiu: Nuk e kam, as nuk e kam pasur mik Isa Mustafën

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për raportet e tij me kryetarin aktual të LDK’së, Isa Mustafa. Sejdiu ka thënë se as tash nuk e ka, dhe as në të kaluarën nuk e ka pasur mik Mustafën. “Nuk kemi pasur raporte as përpara. Flas edhe në periudhën […]
Sejdiu ka thënë se as tash nuk e ka, dhe as në të kaluarën nuk e ka pasur mik Mustafën.
“Nuk kemi pasur raporte as përpara. Flas edhe në periudhën e mëhershme”, është shprehur Sejdiu në t7.
Sejdiu ka thënë se me Mustafën veç është përshëndetur kur janë takuar.
Tutje, ai ka zbuluar se presidenti i dikurshëm i vendit, Ibrahim Rugova, kishte thënë se Sejdiu duhej ta trashëgonte në post.
“Rugova e ka thënë se unë duhet të jem njeriu që duhet të vazhdoj bisedimet dhe të udhëheq Ekipin e Unitetit”, ka treguar Sejdiu.
“Këtë ia ka thënë edhe ambasadorit amerikan (Philip Goldberg, v.j), por edhe Petersenit (administratorit të UNMIK’ut, v.j.)”, ka thënë Sejdiu.
“Këtë e kam verifikuar, me fakte të vërteta”, është shprehur Sejdiu.












