Samiti i Sofjes, Spanja ende e pa vendosur nëse do të ulet në një tavolinë me Kosovën

Samiti i Sofjes, Spanja ende e pa vendosur nëse do të ulet në një tavolinë me Kosovën

Edhe Spanja edhe Kosova do të marrin pjesë në Samitin e Sofjes, mirëpo Presidenca bullgare nuk ka bërë të ditur nëse Madridi është pajtuar më përfaqësimin e Kosovës si shtet. Presidenca e Bullgarisë në Bashkimin Evropian e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samit, porse kanë refuzuar të përgjigjën nëse Republika e Kosovës do të […]

Presidenca e Bullgarisë në Bashkimin Evropian e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samit, porse kanë refuzuar të përgjigjën nëse Republika e Kosovës do të ketë përfaqësim me simbole shtetërore.

“Pjesëmarrja e Kosovës do të jetë në përputhje me kërkesat e protokollit”, ka thënë shkurt për Radio Evropa e Lirë, Genoveva Chervenakova, zëdhënëse e Presidencës bullgare në BE.

Ditë më parë, Spanja deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes në rast se Kosova përfaqësohet si shtet. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy tërhoqi vërejtjen se nuk do të ulet në tavolinën e njëjtë në të cilën ulet Presidenti i Kosovës.

Përkundër këtyre deklaratave, Presidenca bullgare, që aktualisht udhëheq Bashkimin Evropian, ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryeministrit spanjoll.

“Kryeministri i Spanjës do të mbërrijë nesër në Bullgari”, ka deklaruar Chervenakova.

Megjithatë, zyrtarët bullgarë kanë hezituar që të japin më shumë detaje sa i përket pjesëmarrjes në samit të kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, pasi siç kanë raportuar mediat në Spanjë, ai do të marrë pjesë vetëm në një darkë me liderët evropianë një ditë para samitit dhe më pas do të kthehet në vendin e tij.

Samiti i Sofjes ka për qëllim krijimin e një energjie të re në mes të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Bashkimit Evropian, në këtë samit do të synohet riafrimimi i angazhimit të BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturë, në aspektin digjital dhe njerëzor.

Vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë mundësitë që të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta, si siguria, migracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?