Rrëfimi prekës i nënës që njëherë ia falën, e pastaj ia ekzekutian djalin (Foto)

Ajo ende qan dhe e rishikon atë ditë pa pushim: “Si është e mundur kjo? Si mund të ndryshojë gjithçka në vetëm një gjysmë dite? nëse do ta ekzekutonin, pse na thanë se ai u fal?”. Ajo kujton: “Të hënën (16 prill) shkuam në burg për t’i thënë Lamtumirë. Ata do ta varnin atë të […]
Ajo ende qan dhe e rishikon atë ditë pa pushim: “Si është e mundur kjo? Si mund të ndryshojë gjithçka në vetëm një gjysmë dite? nëse do ta ekzekutonin, pse na thanë se ai u fal?”.
Ajo kujton: “Të hënën (16 prill) shkuam në burg për t’i thënë Lamtumirë. Ata do ta varnin atë të nesërmen në mëngjes. Ne shkuam te kushdo dhe çfarëdo organizate që ne mund të mendonim, për të kërkuar ndihmë; por nuk kishte rezultat”; derisa “një njeri thirri dhe më tregoi me entuziazëm se Bahman u fal, dhe ekzekutimi u anulua”.
“Unë nuk mund të besoja atë që dëgjova, kështu që e pyeta disa herë për të konfirmuar. Të gjitha detajet ishin të sakta. Isha kaq e lumtur që mezi merrja frymë. Ia tregova lajmin edhe burrit tim. Ne po festonim; të afërmit dhe miqtë tanë na vizituan edhe për të na përgëzuar. Gjithashtu biseduam me Bahman në telefon. Ai vazhdoi të më falënderonte për lutjet e mia dhe vazhdoi të thoshte se ai më kishte borxh jetën e tij”.
Për fat të keq, lumturia e tyre nuk zgjati shumë. Ndërsa lajmi i faljes së Bahman (i cili, siç pohohet nga disa, u miratua nga zyrtarë të lartë) u botua në media, gjyqësori Hamedan po e mohonte lajmin dhe i atribuoi informatat e rreme disa gabimeve gjyqësore.
Avokati i Bahman u informua gjithashtu se ekzekutimi do të kryhej mëngjesin e ardhshëm, në burgun e Hamedanit.
Kjo ishte e pabesueshme. Familja Bahman u trondit, pasi vetëm pak orë më parë ata po festonin anulimin e dënimit të tij.
Nëna e tij madje përshkruan se si ajo kishte marrë pëlqimet e më shumë se 300 banorëve dhe tregtarëve të zonës ku Bahman kishte grabitur.
Por gjyqësia këmbënguli në ekzekutimin Bahman për shkak të “terrorit dhe frikës” që ai i kishte shkaktuar të tjerëve.
Përkundër të dhënave të mëparshme penale, Bahman u ekzekutua në orën 6:30 të martën më 17 prill 2018.
Sipas raportit vjetor të Amnesty International, Irani ka normat më të larta të ekzekutimit të shtetasve të vet. /Telegrafi/













