Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrsës së Qyshkut, tregon se si iku nga forcat serbe

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrsës së Qyshkut, tregon se si iku nga forcat serbe

Mungesa e parave në xhep do t’ia shpëtonte jetën Haki Gashit, ditën e 14 majit, kur serbët i kishin mbledhur burrat e Qyshkut në një rrugë të fshatit. Pasi serbët panë që kishte vetëm 10 marka në xhep, e lëshuan Hakiun me kushtin që të shkonte në shtëpi për të marrë para të tjera. Por […]

Pasi serbët panë që kishte vetëm 10 marka në xhep, e lëshuan Hakiun me kushtin që të shkonte në shtëpi për të marrë para të tjera. Por ai ia arriti t’i ikte rrethimit.

Derisa sot e kësaj dite thotë se ndjehet keq që nuk u kthye të vdesë me burrat atë ditë, ku humbi 16 anëtarë të familjes, raporton KTV.

Po atë ditë, Ryve Lushi do ta humbiste bashkëshortin, Ukën, i cili do të pushkatohej e digjej bashkë me 4 vëllezërit e tij. Gratë do të dëgjonin zhurmën e djegies së trupave të mbi 40 burrave në 3 shtëpi të fshatit.

Disa prej burrave, policia dhe ushtria serbe i kishin sjellë në këtë shtëpi, për t’i pushkatuar dhe më pas për tua vënë flakën, në mënyrë që të zhdukeshin gjurmët. 19 vjet pas, shtëpia ku i dogjën burrat është në gjendje të qëndrojë në këmbë por aty asnjëherë nuk ka investuar Qeveria e Kosovës, që të paktën të mbahet gjallë kujtimi për ta.

Masakra e Qyshkut ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar të ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe gjykuar në Beograd, proces i cili është apeluar.

Hakiu thotë se mbi 9 herë ishte për të dëshmuar në këtë proces, por nuk beson se do të ketë drejtësi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka vënë kurora lule te lapidari, ka bërë thirrje që të dënohen kryerësit e krimeve në Kosovë dhe kjo, sipas tij, duhet të bëhet nga drejtësia vendore, por edhe ajo ndërkombëtare.

I pari i ekzekutivit ka bërë homazhe edhe në fshatrat Zahaq, Llabjan e Pavlan.

Në këta 4 fshatra forcat serbe kishin vrarë dhe masakruar rreth 100 civilë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të zhvendosur nga fshatrat Vranoc, Raushiq, Batushë, Graboc e Zllapek, që strehoheshin aty.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?