Rrëfimi i motrës së gruas së Titos, cilët aktorë të famshëm e kishin vizituar Jugosllavinë

Gjatë mbretërimit të tij, Tito priti shumë personalitete me nam ndërkombëtar të tillë si Elizabeth Taylor, Sophia Loren dhe Richard Burton. Motra e Jovanka Broz Tito, Nada Budisavljeviq, në librin e Zarko Jokanoviq, “Motra ime, Jovanka Broz”, zbulon fakte interesante nga jeta e Josip Broz Tito dhe Zonjës së Parë të Jugosllavisë, raporton mediumi serb […]
Motra e Jovanka Broz Tito, Nada Budisavljeviq, në librin e Zarko Jokanoviq, “Motra ime, Jovanka Broz”, zbulon fakte interesante nga jeta e Josip Broz Tito dhe Zonjës së Parë të Jugosllavisë, raporton mediumi serb “Telegrafi.rs”, transmeton Periskopi.
“Një herë Tito më dha mua një letër për ta lexuar që ishte shkruar nga Richard Burton. Dëshiroja të shihja se çfarë kishte shkruar Burton. Letra ishte shkruar nga dora e Burton. Ai ishte i interesuar shumë për mua. Në letrën që Burton i shkroi Titos pas filmit Sutjeska (në film Burton luajti Titon), ai tha se ishte i pakëndshëm sepse të gjithë njerëzit e shihnin atë, e matën lart e poshtë dhe e krahasuan atë me Tito, dhe ai u ndje pak i humbur në këtë krahasim”, tha Nada, duke shtuar se Tito ishte i kënaqur me rolin e Burton dhe se ai ishte pak i kënaqur, sepse në atë kohë, Richard Burton dhe Elizabeth Taylor ishin në kulmin e famës së tyre.
Titon e kishin vizituar aktorë të famshëm si Sophia Loren. Ajo ishte mysafiri i tij për 15 ditë.
Çdo ditë ajo telefonohej nga Carlo Ponti. Ajo pastronte flokët me ujë të distilizuar dhe i mirëmbante me vaj ulliri. Flokët e saj ishin madhështore, flet Nada.
“Dobrica Çosiq i kishte shkruar një letër Titos dhe ai më urdhëroi që ta lexoja letrën. Isha e tmerruar nga ajo çfarë lexova, kështu unë i thash Titos që ndoshta nuk e mendon vëretët në këtë mënyrë në atë çfarë realisht ka shkruar dhe ai më sugjeroi që mos të përshihem në këtë çështje. Ai e dinte që unë e kisha në qejf Dobricën. Ne ishim së bashku në një barkë, në një udhëtim tre mujor. Dobrica ishte interesant për mua, ai thoshtë shumë gjëra”, rrëfen Nada./Periskopi/














