Rikalo tregon pse shkarkoi drejtorin Hajdari, nuk përmend grantin që nuk iu dha gruas së tij

Rikalo tregon pse shkarkoi drejtorin Hajdari, nuk përmend grantin që nuk iu dha gruas së tij

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad  Rikalo, ka shkarkuar Drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e  Bujqësisë Elhami Hajdari. Ai përmes një deklarate për media ka sqaruar arsyet e shkarkimit të Hajdarit. Rikalo ka thënë se arsyeja e vendimit lidhet me çështjen e korrupsionit. “Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen e korrupsionit. Unë nuk mund […]

Ai përmes një deklarate për media ka sqaruar arsyet e shkarkimit të Hajdarit. Rikalo ka thënë se arsyeja e vendimit lidhet me çështjen e korrupsionit.

“Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen e korrupsionit. Unë nuk mund të toleroj të vazhdoj në këtë mënyrë që të shkatërroj imazhin e Ministrisë së Bujqësisë. Zotëriu në fjalë për një kohë të gjatë është nën hetime nga policia dhe prokuroria dhe nga ky pozicion, si Drejtor i Agjencisë, ai nuk mund të ushtroj presion në proceset e hetuesisë”, ka thënë ministri serb.

LEXO EDHE:

Tutje Ministri Rikalo  ka thënë se ka iniciuar gjashtë raste të superkontrollës, ku i janë ofruar dëshmi të forta se kompanitë dhe fermerët janë dëmtuar nga ana e Agjencisë.

Më poshtë lexoni  letrën e plotë:

Kam një lajm të mirë për të gjithë fermerët e Kosovës. Z. Elhami Hajdari nuk është më Drejtor i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Pas shumë ankesave dhe padive të cilat janë adresuar nga fermerët kundër punës së këtij Agjencioni, si dhe konfirmimi nga Prokuroria që është hapur proces ndaj tij, unë kam marrë vendim për pezullim të z. Hajdari. Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen e korrupsionit. Unë nuk mund të toleroj të vazhdoj në këtë mënyrë që të shkatërroj imazhin e Ministrisë së Bujqësisë. Zotëriu në fjalë për një kohë të gjatë është nën hetime nga policia dhe prokuroria dhe nga ky pozicion, si Drejtor i Agjencisë, ai nuk mund të ushtroj presion në proceset e hetuesisë.

I gjithë dokumentacioni i Agjencisë do të jetë në disponueshmërinë e organeve të hetuesisë. Hetimi nuk do të mund të ndalet me mënyra korruptive përmes punësimit të grave dhe kërcënimet ndaj aplikuesve. I bëjë thirrje publikut dhe mediave që të përcjellin çdo rast që është ngritur kundër z. Hajdari.

Gjithashtu, për mediat e interesuara do të ofroj për disponueshmëri gjithë materialin me dokumente për rastin e kompanisë “Extra Fruit Filings” nga Prizreni, për të cilën kam dhënë urdhër që të kryhet superkontrolla, me kërkesë të avokatit të kësaj kompanie për nevoja të procesit gjyqësor, e cila udhëhiqet mes kompanisë dhe Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, lidhur me grantin i cili është ndarë në vitin 2015 në kohën kur unë nuk isha i ngarkuar me detyrën e Ministrit të MBPZHR-së. Përmes manipulimit të këtij rasti, z. Hajdari synon ta shpërqendroj vëmendjen nga rastet korruptive në një rast imagjinar.

Unë kam iniciuar 6 raste të superkontrollës, ku më janë ofruar dëshmi të forta se kompanitë dhe fermerët janë dëmtuar nga ana e Agjencisë. Superkontrolla e ka si detyrë të vetme të vërtetojë situatën aktuale dhe në këtë rast, AZHB-ja nuk mund të ndërroj vendimin të cilin e ka dhënë vet. Kështu, të gjitha informacionet e dhëna nga z. Hajdari janë gënjeshtra të thjeshta dhe manipulime përmes të cilave ka marrë vëmendje nga gazetarët dhe mediat të cilave u kemi ofruar qasje të plotë në dokumentet rreth këtij rasti, ndërsa të njëjtat dhanë pasqyrë false të tyre dhe nuk i pasqyruan dëshmitë e ofruara nga ne.

Detyrën e Drejtorit të Agjencisë, z. Hajdarit nuk ia ka trashëguar babai i tij që të merr apo të lërë vendimin e pezullimit të tij nga detyra, ndërsa tani ky rast është në Komisionin Disiplinor për Zyrtarë të Lartë të Qeverisë. Dhe gjithashtu prej një periudhe të gjatë kohore është nën përgjegjësinë e policisë dhe prokurorisë të cilët udhëheqin procedurat kundër Drejtorit të pezulluar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?