Ramadani: Edhe përkundër kundërshtimeve të Listës Serbe, nuk ndalemi në formimin e ushtrisë

Ramadani: Edhe përkundër kundërshtimeve të Listës Serbe, nuk ndalemi në formimin e ushtrisë

Burim Ramadani, zëvendësministër i FSK-së, në “Express Intervistën” në KTV ka folur për takimin që qeveria e Kosovës ka mbajtur me përfaqësues të ambasadave, KFOR-it dhe NATO-së për planet e transformimit të FSK-së në Ushtri. Ramadani në Intervistë ka sqaruar se përkundër refuzimit të politikanëve serbë për ta votuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri, institucionet […]

Ramadani në Intervistë ka sqaruar se përkundër refuzimit të politikanëve serbë për ta votuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri, institucionet e Kosovës po vazhdojnë punën për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për transformimin në Ushtri.

Ai ka thënë se pas transformimit, Ushtria e Kosovës nuk do ta zëvendësojë KFOR-in, por do të jetë partnere e saj në sigurinë rajonale.

“Refuzimi i Listës serbe nuk na dekurajon që të vazhdojmë punën për ndryshime kushtetuese”, ka thënë Ramadani në “Express Intervistën” në KTV.

“Ushtria e Kosovës nuk do të jetë zëvendësuese e KFOR-it, do të jetë partnere e saj për sigurinë rajonale. Duhet të vazhdohen me përpjekje për ndryshime kushtetuese dhe pjesa e rëndësishme është ndryshmet ligjore me qëllim të zgjerimit të mandatit dhe kapacitetit operacional të FSK-së. Ky konsultim me akterët ndërkombëtarë, i jep shtytje përpara procesit të transicionit të FSK-së që të mos humbim kohë derisa përfaqësuesit serbë të jenë të gatshëm për të votuar ushtrinë”, ka shtuar ai.

Ramadani ka sqaruar se në takimin e sotëm është prezantuar gjendja e FSK-së dhe planet për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe planin 10 vjeçar për mandatin e ri të FSK-së që përmbush qëllimin për themelimin e ushtrisë.

“Ne synojmë që FSK-ja të jetë kontribuuese në vende të ndryshme të botës, në zona të konfliktit, ashtu siç na ndihmoi NATO 20 vjet më parë. Ka pasur reflektime kryesisht për kapacitetet e saj, por e vërteta është që synimi ynë që transformimi të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka përsëritur Ramadani.

Përkundër refuzimit të politikanëve serbë që ta votojnë shndërrimin e FSK-së në Ushtri, Ramadani ka thënë se 6 për qind e FSK-së përbëhet nga komuniteti serb dhe 15 për qind të komuniteteve tjera.

Ramadani ka thënë se për shndërrimin e FSK-së në Ushtri duhet amandamentimi i 39 ligjeve sipas versionit me ndryshime kushtetuese.

“Transicioni i FSK-së në Ushtri është pjesë më e thjeshtë procedurale”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?