Qindrat zyrtarë policorë mbajnë pozita për të cilat s’janë të graduar

Qindrat zyrtarë policorë mbajnë pozita për të cilat s’janë të graduar

Sipas një draftraporti të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se janë hiç më pak se 375 zyrtarë policorë të Kosovës që mbajnë pozita në Policinë e Kosovës në mospërputhje me gradat e fituara. Auditori po ashtu ka gjetur një mal shkeljesh të tjera në institucionet vartëse të […]

Sipas një draftraporti të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se janë hiç më pak se 375 zyrtarë policorë të Kosovës që mbajnë pozita në Policinë e Kosovës në mospërputhje me gradat e fituara. Auditori po ashtu ka gjetur një mal shkeljesh të tjera në institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Treqindeshtatëdhjetepesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë duke mbajtur pozita të punës në mospërputhje me gradat që ata i kanë fituar gjatë punës në Policinë e Kosovës.

Me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë kompensimi për këta të punësuar bëhet në bazë të pozitës dhe jo në bazë të gradës që aktualisht e ka arritur i punësuari.

Por ky veprim është në kundërshtim me sistemin e pagave të PK-së, ku koeficienti i pagës bazë për stafin policor përcaktohet në varësi të gradës dhe jo pozitës së punës.

Kjo, por edhe shumë shkelje të tjera janë evidentuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë vitit 2017.

Në draftraportin e auditimit të siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se ushtrimi i gradave të tjera duke mos kaluar nëpër procese të rregullta të gradimit dhe kompensimi sipas pozitave nuk është në përputhje me sistemin e pagave dhe rrit rrezikun që pozitat të menaxhohen nga persona që nuk i plotësojnë kriteret e nevojshme.

Sipas Auditorit, kjo ndikon në rritje të shpenzimeve dhe në dëmtim të buxhetit.

“Ministri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK) duhet të sigurojnë që sistemimi i stafit policor në pozita të lira të bëhet pas plotësimit të kritereve apo rekrutimit të rregullt brenda PK-së dhe kompensimi i të punësuarve të bëhet në përputhje me gradat dhe me sistemin aktual të aprovuar të pagave”, thuhet në rekomandimin e ZKA-së për Policinë e Kosovës

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?