Qeveria Haradinaj, qeveri e zhvatësve

Qeveria Haradinaj, qeveri e zhvatësve

  Qeveria është shndërruar në skemë punësimi të militantëve partiakë duke mbipopulluar ministritë me deri nga gjashtë zëvendës, shumicën prej të cilëve nuk i njeh as vetë kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”. “Cili je ti?” është pyetja që kryeministri ia bëri njërit prej 74 zëvendësministrave kur ia kaloi fjalën, në njërën prej mbledhjeve […]

 

Qeveria është shndërruar në skemë punësimi të militantëve partiakë duke mbipopulluar ministritë me deri nga gjashtë zëvendës, shumicën prej të cilëve nuk i njeh as vetë kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Cili je ti?” është pyetja që kryeministri ia bëri njërit prej 74 zëvendësministrave kur ia kaloi fjalën, në njërën prej mbledhjeve të kabinetit.

Me këtë “armatë”, ish-komandanti i UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit synon të korrë suksese në qeverisje. Por vëzhgues të Ekzekutivit e kanë quajtur “shou” të panevojshëm tentativën e kryeministrit për ta bindur opinionin se një numër kaq absurd i zëvendësministrave është i nevojshëm. Sipas tyre, ky është veç abuzim me pushtetin dhe paranë publike. Një zhvatje e llojit të vet.

Javën që shkoi shefi i Ekzekutivit mbajti takimin e dytë me zëvendësministrat për t’i pyetur nëse po e arsyetojnë pagën. Madje i mblodhi në 07:00, një orë para fillimit zyrtar të punës në institucione. Edhe pse foli me tone pozitive për raportet e tyre, vetëm një ditë më vonë Haradinaj u kërkoi ministrave t’u gjejnë punë zëvendësve.

“Edhe pse është një numër i tillë çfarë është, e që është 74, arsyeshmëria mund të argumentohet nëse atyre iu nxjerrim punë. Iu kisha lut jepnu punë”, u ka thënë Haradinaj ministrave, duke e konfirmuar qartë se për këta zyrtarë që paguhen nga paraja publike – punë nuk ka.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?