Qeveria e Maqedonisë mbetet me propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Qeveria e Maqedonisë mbetet me propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Nuk mundet Athina të përzgjedhë elemente nga pakoja e emrit që u arrit në Sofje në bazë të preferencave të saj, të pranojë atë që i pëlqen dhe ta refuzojë atë për të cilën ka reagime në opinionin grek dhe qarqet politike. Kjo është përgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj njoftimit nga kabineti i Aleksis […]

Nuk mundet Athina të përzgjedhë elemente nga pakoja e emrit që u arrit në Sofje në bazë të preferencave të saj, të pranojë atë që i pëlqen dhe ta refuzojë atë për të cilën ka reagime në opinionin grek dhe qarqet politike. Kjo është përgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj njoftimit nga kabineti i Aleksis Cipras ku thuajse drejtpërdrejtë u hodh poshtë emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, por njëkohësisht u përshëndet pranimi i një emri për përdorim të përgjithshëm. Sipas njeriut të dytë të Qeverisë, Shekerinska, propozimi është bazë për marrëveshje të përgjithshme e jo të pjesshme.

Nga momenti i parë e deri më sot, edhe negociatorët maqedonas edhe ata grek deklaronin se ose do të kemi marrëveshje për çdo gjë ose nuk do të kemi fare marrëveshje. Pakot janë ato që nuk mund të hapen dhe secili të zgjedhë çfarë dëshiron, porse kërkojmë zgjidhje që do të jep përgjigje për të gjitha pyetjet dhe që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja e tillë vetëm se u arrit mes dy ministrave, më pas pajtimi parimor u dha edhe nga të dy kryeministrat dhe kjo është pako që nuk mund të ndahet në copëza – deklaroi zv- kryeministrja Radmilla Sheqerinska.

Pasi Cipras njoftoi se zgjidhja duhet të kërkohet në përcaktimin gjeografik apo kohor, mediat greke shkruajnë se në tavolinë kthehen sërish propozimet Maqedonia “E epërme” dhe “E re”. Por sipas Shekerinskës, me këtë propozim pako është arritur synimi për zgjidhje, që do të jetë pozitive edhe për Maqedoninë dhe për Greqinë dhe ofron mundësi të gjithë nga ky proces të dalin fitues.

Ne edhe më tej konsiderojmë se kjo pako- zgjidhje jep përgjigje ndaj pritjeve dhe interesave të Maqedonisë dhe Greqisë. Çdo thyerje e një pjese të pakos, e rrezikon tërë pakon. Nuk duam ta lëshojmë këtë rast dhe për këtë edhe kryeministri dje dërgoi mesazhe politikanëve dhe opinionit grek, por edhe deri tek ata që marrin vendime në Maqedoni dhe qytetarëve të Maqedonisë, se kemi zgjidhje që për herë të parë do të jep përgjigje ndaj pritjeve dhe interesave të të dyja palëve, do ta përforcojë identitetin tonë dhe miqësitë mes dy vendeve – theksoi Sheqerinska.

Kryeministri Zaev dje u shpreh se Republika Ilinditase e Maqedonisë ka qenë zgjidhja e pranuar për të dyja palët në Sofje. Emri do të ishte për përdorim të përgjithshëm, që nënkupton edhe ndryshimet kushtetuese. Maqedonia në të kundërtën fiton emërim të pastër të gjuhës si Maqedonas si dhe mbajtjen e kodeve ndërkombëtare MKD/MK. Për dallim nga Zaev i cili dje publikisht e vërtetoi marrëveshjen e Sofjes, Cipras u distancua nga emri Republika Ilinditase e Maqedonisë, zgjidhje për të cilën ai dhe ministri i tij i jashtëm fillimisht ishin pajtuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?