Putin dhe Merkel e diskutojnë tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja nukleare

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë pasur një diskutim telefonik rreth rëndësisë së ruajtjes së marrëveshjes bërthamore iraniane në kontekstin e tërheqjes së njëanshme të Uashingtonit. Dy presidentët respektivë ishin të pakënaqur me tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja nukleare me Iranin e nënshkruar në vitin 2015, raporton “Tanjug”, transmeton Periskopi. “Ata […]
Dy presidentët respektivë ishin të pakënaqur me tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja nukleare me Iranin e nënshkruar në vitin 2015, raporton “Tanjug”, transmeton Periskopi.
“Ata folën për situatën në lidhje me Planin e Veprimit gjithëpërfshirës pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga ajo, dhe theksuan rëndësinë vendimtare të ruajtjes së këtij plani nga perspektiva e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke shtuar se ftesa ishte nisur nga pala gjermane “Tas”./Periskopi/












