Puna për Rrugën e Arbrit fillon brenda dy javësh

Puna për Rrugën e Arbrit fillon brenda dy javësh

Ndalesa e radhës e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë turit të llogaridhënies publike të qeverisë, u zhvendos këtë herë në qarkun Dibër. Në qytetin e Peshkopisë, ministrja Xhaçka dha lajmin e mirë se për dy javë fillojnë punimet për Rrugën e Arbërit, e cila do të lidhë Bulqizën me Tiranën për vetëm 30 minuta, […]

Ndalesa e radhës e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë turit të llogaridhënies publike të qeverisë, u zhvendos këtë herë në qarkun Dibër.

Në qytetin e Peshkopisë, ministrja Xhaçka dha lajmin e mirë se për dy javë fillojnë punimet për Rrugën e Arbërit, e cila do të lidhë Bulqizën me Tiranën për vetëm 30 minuta, raporton oranews.

Xhaçka: “Dibra i ka dhënë shumë Shqipërisë ndër vitem në histori dhe është koha të marrë mbrapsht atë që i takon. Më në fund kanë ardhur mjetet dhe për dy javë fillon puna për rrugën dhe ambicia jonë është që brenda tre vjetëve Tiranë-Bulqizë, që do të lidhet për vetëm 30 minuta, të ketë përfunduar.

Fatmirësisht ka hyrë në rrugë të mbarë dhe do të bëhet realitet shumë shpejt dhe jam e bindur që pas kësaj mundësie të jashtëzakonshme edhe Dibra do të jetë e lidhur me pjesën tjetër dhe do të zhvillohet me ritme shumë më të shpejta edhe falë gjithë atyre vlerave që ju i keni këtu,që janë mençuria, punëtoria, aftësia për të bërë gjëra të bukura, gjëra të mëdha”.

Në bashkëbisedim me qytetarët, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se, ndërtimi i rrugës nuk mund të lërë në hije nevoja të tjera që qytetarët kanë për arsim, për shëndetësi, për infrastrukturë, për më shumë rrugë, për më shumë shkolla, për më shumë ujësjellës, për më shumë shërbime, të cilat kanë lidhje me punën e përditshme që bën Qeveria apo bashkia.

Në Njësinë Administrative të Melanit, ajo theksoi se përballjet më qytetarët janë pasqyra e vërtetë e qeverisjes sipas pritshmërive që njerëzit kanë për ata që i kanë besuar me votën e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Njësisë Administrative Maqellarë, Ministrja e Mbrojtjes e vuri theksin tek sistemi meritokratik për të gjithë ata që u shërbejnë qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë.

Xhaçka: “Kemi ardhur në pushtet duke premtuar se, mënyrën e vjetër të të bërit të gjërave, merr njërin për dore dhe hiq tjetrin, njëri i nënës e tjetri i njerkës, do ta prishim. Dhe që do ndërtonim një sistem sa më meritokratik. Por e rëndësishme është që vullnetin për t’i ndryshuar gjërat për mirë e kemi shumë të fortë.

Dhe Maqellara do të përfaqësohet edhe më shumë, edhe më mirë. Detyrimi ynë për Maqellarën është disafish, jo vetëm për shkak të madhësisë, jo vetëm për shkak të rëndësisë që mund të ketë Maqellara për qarkun e Dibrës ose për Bashkinë e Dibrës, por edhe për besimin e madh që n

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?