Pse u shfaq kaq i mërzitur Edi Rama në konferencë me gazetarë në Sofje (Foto/Video)

Mediat serbe shkruajnë për një moment ‘emocional’ të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kohën kur po e prisnin gazetarët për konferencë, pushoi në një moment dhe pas një kohe, iu kthye fjalimit të tij: “Më vjen keq që më pritët, të paktën dikush po na pret edhe ne sepse ka […]
Mediat serbe shkruajnë për një moment ‘emocional’ të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kohën kur po e prisnin gazetarët për konferencë, pushoi në një moment dhe pas një kohe, iu kthye fjalimit të tij:
“Më vjen keq që më pritët, të paktën dikush po na pret edhe ne sepse ka një kohë të gjatë që ne po presim për ju’, ka thënë Rama, deklaratë të cilës i kanë dhënë jehonë mediat serbe.
Ai ka thënë se dje ka qenë një ditë e vështirë në Sofje sepse nuk ka marrë një datë të saktë për anëarësim.
Rama ka folur për ‘rritjen pozitive të trendit të bashkëpunimit rajonal në Ballkan’.
‘Ka një rritje të interesave të përbashkëta në rajon, diku më pak diku më shumë, por ende është një trend pozitiv. Është shumë e rëndësishme të themi se ne nuk e humbim durimin”, ka thënë Rama.
“Shpresoj që rajoni jonë do ta ketë shpresën dhe durimin në rrugëtimin fantastic për projektin e Bashkimit Evropian dhe se nuk do ta humbim sensing e humorit përgjatë kësja rruge”, ka thënë Rama, shkruan Periskopi.
Videon mund ta shikoni KËTU!














