Propozohen edhe tri data për Ditë Memoriale

Propozohen edhe tri data për Ditë Memoriale

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim votoi pro propozimit që 24 qershori të jetë Ditë Memoriale për komunitetin egjiptian dhe 15 shkurti dhe 28 korriku për komunitetin serb. Kryetari i Komisionit për Komunitete dhe Kthim, Igor Simiq, tha se ky propozim së pari do t’i dërgohet Kryesisë e pastaj Kuvendit për […]

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim votoi pro propozimit që 24 qershori të jetë Ditë Memoriale për komunitetin egjiptian dhe 15 shkurti dhe 28 korriku për komunitetin serb.

Kryetari i Komisionit për Komunitete dhe Kthim, Igor Simiq, tha se ky propozim së pari do t’i dërgohet Kryesisë e pastaj Kuvendit për procedim.

“Vetoni do ta hartojë projektin e plotësim-ndryshimit dhe atë do t’ia  dërgojë Kryesisë e pastaj kthehet në Kuvend. Uroj që të kryhet sa më shpejt pasi që kjo ditë është afër”, theksoi ai.

Deputeti Veton Berisha tha se kanë marrë konfirmimin se amendamenti i këtij ligji për Ditë Memoriale të komunitetit egjiptian është konform rregullave, derisa potencoi se ka mbetur më pak se një muaj deri në shënimin e saj që është më 24 qershor.

“Këto ditë janë vetëm ditë përkujtuese, nuk ka pushim, thjesht e kanë të drejtën për përcaktimin e një dite ku mbahen aktivitetet. Mendoj se është momenti i duhur ta kemi përkrahjen tuaj në mënyrë që të plotësohet një kriter kushtetues “, tha ai.

Berisha është shprehur kundër pushimit në këtë ditë memoriale, pasi që sipas tij, si komunitet janë mbrapa në secilën fushë dhe kjo do të ndikonte negativisht në këtë aspekt.

Deputeti Danush Ademi tha se do të mundohen të shtojnë edhe pushimin për këtë ditë festive për komunitetin egjiptian, gjegjësisht për punëtorët e këtij komuniteti. “Edhe mediat mendoj se duhet të përcjellin aktivitetet dhe festat e komunitetit egjiptian, sepse kryesisht nuk i përcjellin “, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?