Prokuroria Speciale po e heton Shpend Ahmetin

Prokuroria Speciale po e heton Shpend Ahmetin

I sapo ardhuri si kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për punësime partiake në Komunën e Prishtinës, gjatë mandatit të tij të parë, të militantëve të VV’së pjesë e së cilës ishte deri para 3 muajve.  Hetimin ndaj Ahmetit e ka konfirmuar zyra për informim e Prokurorisë së Shtetit. […]

I sapo ardhuri si kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për punësime partiake në Komunën e Prishtinës, gjatë mandatit të tij të parë, të militantëve të VV’së pjesë e së cilës ishte deri para 3 muajve. 

Hetimin ndaj Ahmetit e ka konfirmuar zyra për informim e Prokurorisë së Shtetit.

“Rasti i Shpend Ahmeti lidhur me punësimet  në Komunën e Prishtinës, është në fazën e hetimeve preliminare”, ka thënë të premten zëdhënësi Ekrem Lutfiu.

Hetimin po e zhvillon Prokuroria Speciale, pas disa kallëzimeve penale që kanë deponuar në këtë prokurori kundërshtarët politikë të Ahmetit, vitin e shkuar.

Raportohet se Ahmeti si kryetar i Prishtinës, po dyshohet se ka shkelur ligjin duke punësuar me kontrata mbi vepër dhjetëra militantë partiakë të VV’së, pjesë e së cilës ka qenë deri në janar të këtij viti.

Megjithatë, PDK’ja, që në gusht të vitit 2017 deponoi në Prokurori të Shtetit kallëzimet penale ndaj qeverisjes së atëhershme Ahmetit dhe VV’së në Prishtinë pretendonin se deri në 500 ka shkuar numri i të punësuarve kundërligjshëm nga kryetari i Prishtinës, që vetëm pak muaj më pas fitoi mandatin e dytë në krye të kryeqytetit.

Pagat mujore me të cilët dyshohet se janë paguar këtë militantë të VV’së, nga Ahmeti si kryetar i Komunës së Prishtinës, kanë variuar nga 250 Euro deri në afro 500 sosh, në muaj.

Prokuroria e Shtetit të premten nuk ka treguar për Express nëse Ahmeti është i vetmi subjekt i hetimit në fjalë. Sikurse, të njëjtit nuk kanë treguar nëse kryetari i Prishtinës të jetë intervistuar deri më tani për dyshimet e prokurorisë.

Shpend Ahmeti, në fund të vitit të shkuar ka fituar mandatin e dytë në krye të Prishtinës, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm pak muaj më pas, në fillim të këtij viti, Ahmeti u largua nga kjo lëvizje, me ardhjen në krye të saj të Albin Kurtit, pas përplasjeve që çuan në ndarje të kësaj partie politike.

Të mërkurën, Ahmeti u zgjodh kryetar i PSD’së, pasi ai dhe një grup ish-deputetësh të VV’së aderuan në partinë socialdemokrate të Kaqusha Jasharit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?