Prokuroria deklarohet për vdekjen e aktorit Art Kurti

Prokuroria deklarohet për vdekjen e aktorit Art Kurti

Po bëhen gati një muaj që nga dita kur aktori gjakovar dhe këshilltari i kryetarit të komunës së Gjakovës, Art Kurti u gjet i vdekur. Edhe pse kanë kaluar disa javë, ende autopsia që do të dëshmojë për mënyrën e vdekjes nuk është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, […]

Edhe pse kanë kaluar disa javë, ende autopsia që do të dëshmojë për mënyrën e vdekjes nuk është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj  është deklaruar se ata ende nuk kanë pranuar raport dhe se janë në pritje të tij.

“Autopsinë ende nuk e kemi marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ne jemi duke pritur. Nuk e dimë pse është vonuar. Dyshimet e para kanë qenë për vetëvrasje, mirëpo përmes raportit të autopsisë, ekzaminimit të trupit, thellësia e plagës, arma, vërtetohen të gjitha”, ka thënë Selimaj për Indeksonline.

Ai ka shtuar se ka shumë raste që autopsitë vonohen për kohë të gjatë.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se autopsia është kryer, por se janë në pritje të analizave toksikologjike.

“Sipas kolegut qe ka kryer autopsinë, është në pritje të analizave toksikologjike. Me të arritur rezultati, ai e përmbyllë këtë”, ka thënë shkurt Gërxhaliu.

Ndryshe, Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e 24 prillit, në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

tashmë i ndjerë ishte pjesë e serialit të njohur ‘O sa mirë’, ndërsa së fundmi është angazhuar si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?