Presidenti Trump, kritika të ashpra ndaj hetimit për Rusinë

Presidenti Trump, kritika të ashpra ndaj hetimit për Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lëshoi një valë kritikash të dielën lidhur me hetimin mbi lidhjet e mundshme të zyrtarëve të fushatës së tij në 2016 me Rusinë dhe mbi pengimin e mundshëm të drejtësisë nga ana e tij. “Situata po bëhet vërtet qesharake”, shkruante ai në një nga gjashtë postimet mbi këtë […]

“Situata po bëhet vërtet qesharake”, shkruante ai në një nga gjashtë postimet mbi këtë temë në Twitter, duke shtruar pyetjen se kur do të mbyllet hetimi, duke e quajtur atë “një gjueti shtrigash 20 milionë dollarësh”.

Ai shprehu pretendimin se hetuesit nuk “kanë gjetur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Asnjë pengim, por ata nuk po hetojnë korrupsionin” në fushatën e ish- rivales së tij demokrate Hillary Clinton.

Udhëheqësi amerikan tha se hetimi i prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller “ka hequr dorë nga Rusia dhe po merret tani me pjesën tjetër të botës” dhe lidhjeve të saj me fushatën e zotit Trump.

Presidenti tha se zoti Mueller, i cili është i autorizuar të hetojë edhe për çështje që kanë lidhje me hetimin për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet amerikane për të ndihmuar në fitoren e zotit Trump gjatë procesit, “mund të jetë lehtësisht në gjendje” që ta zgjasë hetimin deri kur të mbahen zgjedhjet e Kongresit në nëntor, ku ai dhe ekipi i tij “mund të dëmtojnë partinë republikane”.

“Republikanët dhe amerikanët e vërtetë duhet të fillojnë të tregohen të ashpër me këtë mashtrim”.

Hetimi i zotit Mueller nuk ka dhënë shenja se do të përfundojë së shpejti. Ai ka ngritur akuza ndaj disa individëve dhe entiteteve ruse për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, përmes prodhimit të lajmeve të rreme ku flitej për për çështje të debatueshme në Shtetet e Bashkuara, si edhe ka siguruar pranimin e fajësisë nga tre pjesëtarë të fushatës së zotit Trump që tani po bashkëpunojnë me prokurorët./VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?