Porosia e Putinit për Britaninë: Po ta kishim helmuar ne ish-spiunin rus, do të vdiste në vend

Porosia e Putinit për Britaninë: Po ta kishim helmuar ne ish-spiunin rus, do të vdiste në vend

Vladimir Putin ka ngacmuar Britaninë e Madhe, pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal u lirua nga spitali ku po kurohej për shkak të helmimit me helm nervor dy muaj më parë. Për sulmin me helmin ushtarak ‘Novichok’ që prodhohej vetëm në Bashkimin Sovjetik, Britania e Madhe kishte akuzuar direkt Rusinë. Pikërisht për këtë reagoi Putin pasi […]

Vladimir Putin ka ngacmuar Britaninë e Madhe, pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal u lirua nga spitali ku po kurohej për shkak të helmimit me helm nervor dy muaj më parë.

Për sulmin me helmin ushtarak ‘Novichok’ që prodhohej vetëm në Bashkimin Sovjetik, Britania e Madhe kishte akuzuar direkt Rusinë. Pikërisht për këtë reagoi Putin pasi doli lajmi që Skripal dhe vajza e tij janë liruar nga spitali.

“Më vjen mirë që ai është liruar nga spitali, Zoti i dhashtë shëndet…nëse do të ishte përdorur një helm ushtarak, ai do të vdiste në vend. Falemnderit Zotit që u shërua”, tha Putin, gjatë një konference me Kancelaren gjermane Angela Merkel të mbajtur sot në qytetin Sochi të Rusisë.

Tutje, Putin akuzoi Britaninë duke thënë që nuk ishin të gatshëm për të bashkëpunuar pas helmimit të Skripal.

Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, ishin helmuar në një qytet në Britani, ndërsa janë liruar më parë nga spitali dhe tash po ruhen 24 orë nga MI5, shërbimi sekret britanik.
Kryeministrja britanike Theresa May kishte thënë që sulmin e kreu Rusia dhe kishte vënë disa sanksione duke përfshirë dëbimin e diplomatëve rusë nga Londra.

Në komunitetin ndërkombëtar është thënë që Putin ka urdhëruar personalisht helmimin e Skripalëve për të treguar fuqinë jashtë shtetit para zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?