Polonia e gatshme t’i thellojë marrëdhëniet me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Kaputoviç, ka shprehur gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve mes Polonisë dhe Kosovës. Ai ka ftuar zv/kryeministrin e Kosovës dhe njëkohësisht kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacollin në Poloni. “Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë”, […]
“Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë”, i tha ministri i jashtëm polak, Jacek Kaputoviç, ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë, Behgjet Pacolli.
“Në rastin më të parë dua të vij në Varshavë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Ju jeni partnerët më të mirë për ne, sepse na kuptoni shumë mirë”, tha Pacolli, në takimin e tij në Sunio të Greqisë, ku merr pjesë me ftesë të homologut grek Nikos Kotzias.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet rajonale. I pyetur sesi e sheh përfundimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, prej homologut polak, shefi i diplomacisë kosovare tha se: “Kosova është shtet i pavarur, i gjithë pranuar dhe Serbia fqinji i saj. Dialogu përfundimtar po bazohet pikërisht mbi këto premisa, sepse ne duam të ndërtojmë të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë”.
Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, gjendet në Sunio të Greqisë me ftesë të homologut të tij grek Nikos Kotzias, ku sapo nisen punimet ministeriali i Procesit të Vishegradit (Poloni, Republika Çeke, Hungari, Sllovaki), plus vendeve të Ballkanit Perëndimor.












