Policia jep detaje për personin i cili u akuzua se tentoi ta kidnapojë Milaim Zekën

Më herët u raportua se ditë më parë dy persona kanë tentuar ta kidnapojnë deputetin e Nismës, Milaim Zeka. Periskopi ka kontaktuar deputetin Zeka i cili ka thënë se nuk don ta komentojë këtë rast pasi që Policia është duke e hetuar. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, e ka konfirmuar për Periskopin se rasti i […]

Më herët u raportua se ditë më parë dy persona kanë tentuar ta kidnapojnë deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Periskopi ka kontaktuar deputetin Zeka i cili ka thënë se nuk don ta komentojë këtë rast pasi që Policia është duke e hetuar.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, e ka konfirmuar për Periskopin se rasti i raportuar nga Milaim Zeka është nën hetime.

“Më datë 17.05.2018 është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z.  Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë”, ka thënë Borovci.

Mirëpo sipas tij, nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti.

“Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave”, tha Borovci.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘B’ në Prishtinë. /Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?