Policia heton rrjedhjen e testit të arritshmërisë

Policia heton rrjedhjen e testit të arritshmërisë

  Për tri orë rresht, rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në tërë vendin, i janë nënshtruar të premten testit të arritshmërisë prej 100 pyetjesh. Nxënësit presin rezultate të mira, pasi që, sipas tyre, të gjitha pyetjet e testit ishin nga mësimet e marra nga vitet shkollore, raporton KTV. Por gjatë kohës sa […]

 

Për tri orë rresht, rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në tërë vendin, i janë nënshtruar të premten testit të arritshmërisë prej 100 pyetjesh.

Nxënësit presin rezultate të mira, pasi që, sipas tyre, të gjitha pyetjet e testit ishin nga mësimet e marra nga vitet shkollore, raporton KTV.

Por gjatë kohës sa është mbajtur testi, në një faqe online në facebook me emrin “Testi i arritshmërisë 2018 -18 maj” gjatë gjithë kohës ka publikuar pyetje dhe përgjigje të testit.

MASHT-i e ka dërguar këtë rast në polici.

Ndërsa ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, pas vizitës që i ka bërë shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, tha se pret që ky test të ketë rezultate reale.

Sipas Bytyqit, nga rezultatet e këtij testi, përveç njohurive të nxënësve, do të shihet edhe puna e mësimdhënësve.

Bytyqi, gjithashtu, paralajmëroi administratorët e testit se në rast të evidentimit të ndonjë parregullsie, do të merren masat, të cilat parashihen me udhëzim administrativ.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, është i vetëdijshëm për nivelin e pakënaqshëm në arsim. Megjithatë, ai beson se kryeqyteti do të arrijë 80-90 për qind të rezultatit.

Salihaj ka shprehur shqetësimin e tij se nga viti në vit është duke rënë numri i nxënësve në nivel vendi, e sidomos në fshatra.

Të dy zyrtarët e lartë të arsimit thanë se në bazë të rezultateve do të shqyrtojnë edhe mundësitë e marrjes së masave në ngritjen e cilësisë në arsim.

Sidoqoftë, ministri i Arsimit nuk dha ndonjë datë se kur do të dalin rezultatet e këtij testi, por tha se ky proces nuk do të marrë shumë kohë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?