Plumbat dhe titujt e mediave amerikane vrasin dy herë protestuesit palestinezë

Një fat i veçantë i pret njerëzit kudo që vriten, në fakt ata vriten dy herë: herën e parë me plumb, në herën e dytë vriten nga përshkrimi i gjuhës që u bëhet atyre. Në fund të fundit, një kusht i zakonshëm i shtypjes duhet të fajësohet për të qenë viktimë dhe ky faj do […]
Një situatë e tillë për dekada ka qenë fat i palestinezëve, të cilët janë fajësuar në mënyrë rutinore kur janë vritur nga izraeelitët – dhe jo vetëm nga qeveria e Izraelit por edhe nga mediat dhe establishmenti amerikan – që tani ne kemi pritshmëritë bazike për të parishikuar një gjë të tillë.
Por nuk mund ta pranojmë këtë. Duke i kushtuar vëmendje të madhe gjuhës së medias, mund të shohim se si ndodh kjo vdekje e dyfishtë e të shtypurve dhe ne mund të mësojmë se si t’i rezistojmë një mënyre të tillë tinëzare të krijimit të luftës palestineze, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Merrni parasysh titujt e mediave. Të hënën, ushtria izraelite vrau më shumë se 60 protestues në Gaza. Dhuna e shkaktuar ishte e njëanshme – asnjë izraelit nuk është vrarë – dhe në këtë rast kemi një disproporcionalitet të dukshëm. Në mes të masakrës, New York Times njoftoi përmes një statusi në Tëitter për ngjarjen e përgjakshme. Në statusin e tyre në Tëitter lexohej “Dhjetëra palestinezë kanë vdekur në protestat pasi Shtetet e Bashkuara po bëjnë hapjen zyrtare të ambasadës në Jeruzalem”.
Sa të vdekur? Vërtet? Duhet të theksohet se zëri pasiv në këtë status fsheh kryerjen e një veprimi, në të cilën është saktësisht zëri pasiv që ndërton një kulturë shtypjeje. Në këtë status, Izraeli nuk është përgjegjës për vrasjen e protestuesve. Përkundrazi, palestinezët duken se kanë vdekur në mënyrë misterioze.
Por Times nuk është i vetmi me këto lajme bezdisëse. “The Washington Post” shkruante “Gaza varros të vdekurit e saj, ku numri i të vdekurve në protestën në kufi me Izraelin shënon të paktën prej 60 personave”. Përsëri, titulli na vënë para një pyetje, cilët janë vrasësit e të vdekurve në Gaza?
“The Wall Street Jornal” kishte publikuar një video në uebsajtin e tyre me titull “Përballja mbi ambasadën e re të SHBA-së në Jeruzalem lë dhjetëra të vdekur”.
Lajmer shërbehen në atë mënyrë që palestinezët me qëllim u drejtohen plumbave të shkaktuara nga izraelitët.
70 vite më parë, George Orëell kishte shkruar që gjuha moderne politike “është e dizajnuar që gënjeshtrat të tingëllojnë si të vërteta dhe vrasja të respektohet”. Dhe asgjë nuk do të ndryshohet derisa vazhdojnë kësi tituj të vrasin për herë të dytë njerëzit./Periskopi/












