Përgjigja e Thaçit për kryeministrin spanjoll që refuzoi të ulet në një tavolinë me Kosovën

Përgjigja e Thaçit për kryeministrin spanjoll që refuzoi të ulet në një tavolinë me Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi thotë se e kupton qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës, megjithatë ai i kujton shtetit spanjoll se Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me Katalonjën. Prishtina e kupton vendimin e Kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, për të mos u bërë pjesë e Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka thënë […]

Prishtina e kupton vendimin e Kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, për të mos u bërë pjesë e Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka thënë presidenti Thaçi për euroactiv.com

“Natyrisht, në asnjë rrethanë nuk mund të tërhiqen paralele mes neve dhe Spanjës, sikurse që Kosova nuk është si Katalonja”, e transmeton RTK deklaratën e Thaçit.

Duke folur për euroactiv.com, Thaçi ka thënë se Kosova ka ‘ndjenjë miqësore’ ndaj Spanjës.

“Ne e respektojmë traditën demokratike në shtetin e Spanjës dhe gjithashtu integritetin e saj territorial”, është shprehur Thaçi.

“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e çështjes së Spanjës dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë shtete mike. Shpejt ose vonë ne të gjithë do të jemi anëtarë të një familjeje të madhe, në BE”, citohet të ketë thënë Presidenti Thaçi.

Më 23 mars kryeministri spanjoll njoftoi homologun e tij bullgar, Boyko Borissov se ai nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes pasi nuk dëshiron që të ulët në tavolinën e njëjtë me Kosovën.

Megjithatë, Rajoy mori pjesë në një darkë informale në Sofje një ditë para se aty të arrijnë liderët evropianë për të dërguar mesazhin se ai nuk do të ofendojë nikoqirët bullgarë.

“Ne kemi një çështje të rëndësishme. Bisedimet e zgjeruara me shtete që nuk i kanë njohur përfshirë këtu edhe Spanjën. Kjo na krijon neve pak shqetësim”, kishte thënë kryeministri i Spanjës.

Në Samitin e Sofjes, Spanja po përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bashkimin Evropian, Juan Pablo, derisa të gjitha shtetet pjesëmarrëse përfaqësohen nga udhëheqësit e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?