PDK në Kamenicë reagon pas emërimit të Nol Nushit në postin e shefit të Kabinetit të Kryetarit

Dega e Partisë Demokratike në Kamenicë ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati, që ta emërojë asamblistin e Komunës së Prishtinës, Nol Nushin, si shef të Kabinetit të tij, raporton Periskopi. Në një komunikatë për media, nga PDK thonë se nuk kanë asgjë kundër Nushit, por sipas tyre, ky vendim i […]
Në një komunikatë për media, nga PDK thonë se nuk kanë asgjë kundër Nushit, por sipas tyre, ky vendim i Kastratit konfirmon mos vlerësimin e kryetarit të Komunës për qindra-mijëra qytetarë të mirë shkolluar të Komunës së Kamenicës.
Sipas tyre, emërimi në pozita të larta në Komunë i njerëzve që nuk e njohin fare qytetin, është tregues i qartë se qeverisja aktuale nuk e ka aspak prioritet zgjidhjen e problemeve në Komunë, por vetëm rehatimin e dostave dhe militantëve ngado që ata vijnë.
Lexoni të plotë reagimin e PDK’së:
“Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson si fyerje ndaj qytetarëve, të rinjve të shkolluar e mirë edukuar të Kamenicës, vendimin e kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati, për emërimin e Nol Nushit si shef të kabinetit të tij.
Ne, nuk kemi asgjë kundër personit në fjalë të emëruar në këtë pozitë, i cili njëkohësisht është edhe asamblist në Komunën e Prishtinës, por konsiderojmë se ky vendim konfirmon mos vlerësimin e kryetarit të Komunës për qindra-mijëra qytetarë të mirë shkolluar të Komunës së Kamenicës.
Dega e PDK-së në Kamenicë, konsideron se emërimi në pozita të larta në Komunën tonë, i njerëzve që nuk e njohin fare qytetin, është tregues i qartë se qeverisja aktuale nuk e ka aspak prioritet zgjidhjen e problemeve në Komunë, por vetëm rehatimin e dostave dhe militantëve ngado që ata vijnë.
Një Komunë me shumë potenciale, siç është Kamenica jonë, nuk mund të zhvillohet nën udhëheqjen e një kryetari që po ashtu nuk i njeh rrugët, lagjet dhe fshatrat e Komunës së Kamenicës.
Komuna e Kamenicës nuk duhet të jetë strehë e projekteve të përkohshme politike të dala nga projekte të rrezikshme politike, siç e kanë thënë edhe vet kolegët e kryetarit aktual të Kamenicës.
Qytetarët e Kamenicës e kanë kuptuar tashmë mashtrimin e madh që u është bërë nga Partia Vetëvendosje. Kjo u pa sidomos nga reagimi që qytetarët shprehën për këtë vendim të fundit të kryetarit të Komunës.
PDK fton kryetarin e Komunës që të ndalë veprimet fyese ndaj qytetarëve të Kamenicës dhe të reflektoj seriozitet në punën e tij. Nëse edhe më tutje e tregon këtë qasje fyese dhe këtë mospunë, ne e ftojmë kryetarin e Komunës që ta lirojë detyrën dhe të kthehet nga ku ka ardhur, në Prishtinë.”/Periskopi












