Pal Lekaj akuzohet se dëmtoi për 70 mijë euro komunën e Gjakovës

Pal Lekaj akuzohet se dëmtoi për 70 mijë euro komunën e Gjakovës

  Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës dhe ministri aktual i Infrastrukturës Pal Lekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim në detyrë. KALLXO.com ka siguruar aktakuzën ndaj Lekajt dhe ish-drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi Ismet Isufi që ngarkohet për të njëjtat vepra penale nga Prokuroria Speciale. Të akuzuar janë edhe pesë persona tjerë. Prokuroria […]

 

Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës dhe ministri aktual i Infrastrukturës Pal Lekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim në detyrë.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën ndaj Lekajt dhe ish-drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi Ismet Isufi që ngarkohet për të njëjtat vepra penale nga Prokuroria Speciale. Të akuzuar janë edhe pesë persona tjerë.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit në cilësinë e personit zyrtar në periudhën kohore 2008-2014, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e cila u është besuar sipas pozitës zyrtare që e kanë pasur, duke mos e mbikëqyrur shpërndarjen dhe pagesën lidhur me subvencione,

Kështu në aktakuzë ceket se të pandehurit duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, angazhuan një biznes “UNION-VL”, pa pasur fare kontratë apo marrëveshje, pa e shikuar shpërndarjen e subvencioneve nga ky biznes.

Sipas aktakuzës, vendimet të cilat i ka lëshuar i pandehuri Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235,400 eurove, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë bazë juridike e që shkojnë deri në shumën prej 631,671.82 euro.

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e veprimit në kundërshtim me Ligjin mbi Financat Publike, faturat e pranuara nga të pandehurit, nuk e përfshijnë përmbajtjen e transaksioneve konkrete, sepse nuk e kanë respektuar fondin për subvencione, duke marrë mjete monetare edhe nga vijat buxhetore të tjera.

Prokuroria më tutje pretendon se me veprime të tilla iu shkaktua dëm buxhetit të Komunës së Gjakovës 69,786.00 euro.

Në aktakuzë tregohet se për shkak të veprimeve të të akuzuarve një numër shumë i madh i fermerëve nuk kanë pranuar fare subvencione.

Akuzat kanë të bëjnë me kohën kur Lekaj ka qenë kryetar i komunës së Gjakovës, ndërsa Isufi Drejtor i Bujqësisë, do të thotë periudha 2008-2014.

Pritet që ndaj të pandehurve të caktohet shqyrtimi fillestar.

KALLXO.com më 12 prill shkroi për aktakuzën e ngritur ndaj Lekajt, ndërsa ministria këtë aktakuzë e komentoi në facebook, duke konstatuar se gjithmonë ka vepruar në pajtim me ligjin.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte pushuar procedurën penale ndaj të pandehurve Pal Lekaj, Qazim Mehmeti dhe Nikollë Lleshi të cilët akuzoheshin se në bashkëkryerje kishin keqpërdorë detyrën zyrtare.

Sipas aktakuzës, Lekaj, Mehmeti dhe Lleshi akuzoheshin se gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie pasurore për vete apo për tjetrin duke i shkaktuar dëme Komunës së Gjakovës dhe banorëve të fshatit Jahoc të kësaj komune në një projekt të asfaltimit të një rruge gjatë kohës sa Lekaj ishte kryetar i komunës së Gjakovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?