Pacolli: Do të provohet që Kosova dhe Serbia të lidhen ekonomikisht

Pacolli: Do të provohet që Kosova dhe Serbia të lidhen ekonomikisht

  Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka bërë të ditur në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës se në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka takuar shumë politikanë dhe liderë evropian me të cilët ka diskutuar pikërisht për këtë […]

 

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka bërë të ditur në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës se në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka takuar shumë politikanë dhe liderë evropian me të cilët ka diskutuar pikërisht për këtë dialog.

“Të gjithë i kam takuar por informatat më të mira i kam marrë prej homologes bullgare, nga ana e Bullgarisë se ata kanë qenë organizator të këtij samiti dhe përpiluesit e të gjitha deklaratave”.

“Secili nga ta më ka thënë se Serbisë i ngutet jashtëzakonisht shumë që kjo barrë që e rëndon Serbinë t’i hiqet. Është barrë që e rëndon edhe Kosovën por Serbia tash po sheh mënyrën si të përfitojë diçka në momentin e fundit”.

Pacolli ka deklaruar se “Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe Kosova është jashtëzakonisht shumë e interesuar që ky dialog të përmbyllet”.

“Kosova nuk ka çka t’i ofrojë më Serbisë, ne kemi hapur ‘thesin’ tonë dhe kemi ofruar dhe dhënë çdo gjë, nuk na ka mbetë më çfarë t’i ofrojmë Serbisë”.

Zëvendëskryeministri kosovar ka folur edhe për një “finale” mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se mund të ketë një tentim për të lidhur këto dy shtete fqinje ekonomikisht.

“Finalen e parashoh se do të ketë një marrëveshje. Mendimi im personal është se duke parë se Kosova nuk ka çfarë t’i ofrojë më Serbisë, ndoshta do të ketë ndonjë tentativë të Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i ndërlidhë sa më tepër ekonomikisht këto dy shtete, në një mënyrë t’i ndërlidh më afër ekonomikisht”.

“Ndoshta mund të kërkohet që të ketë vijë ajrore prej Beogradit në Prishtinë ose që treni që vjen prej Beogradit të kalojë nëpër Kosovë dhe të shkojë në Shkup ose anasjelltas”.

“Mund të kërkohet që ndoshta në projektet e mëdha infrastrukturore të ketë një qasje të përbashkët  si në prodhimin dhe distribuimin e energjisë elektrike”.

“Sigurisht do të jetë tentativë që me kombinimet ekonomike të joshen dy vendet që të bëjnë këtë marrëveshje historike dhe të mbeten të lidhura mes vete”.

Ai ka thënë se nëse një tentativë e tillë bëhet realitet, është në interes të Kosovës.

“E kemi fqinj të parë Serbinë dhe jemi të ndërlidhur në shumë fusha. Po frikësohem se do të ketë kërkesë që ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë që është kërkesë e drejtë”.

“Është e paevitueshme të punojmë globalisht po mos ta kishim Serbinë kështu si është tani, me qasje armiqësore, do te ishte interesi shumë i madh që të bashkëpunojmë në mënyrë globale”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?