Nxënësi i Rahovecit me VIP veturë në Mbrëmjen e Maturës, thotë se i kushtoi afër 250 euro (Video)

Një nxënës 18 vjeçar nga Rahoveci ka zgjedhur që mbrëmjen e tij të maturës ta shënojë në një mënyrë ndryshe nga shokët e tij. Festim Orllati i cili vijoi mësimet në Shkollën e Lartë Teknike ”11 Marsi” në Prizren, sipas pamjeve të dërguara në adresë të klankosova.tv shkoi tek vendi ku do mbahej ahengu me […]
Festim Orllati i cili vijoi mësimet në Shkollën e Lartë Teknike ”11 Marsi” në Prizren, sipas pamjeve të dërguara në adresë të klankosova.tv shkoi tek vendi ku do mbahej ahengu me një veturë luksoze të llojit VIP.
”Po mbrëmja e maturës ndodhë vetëm një herë – nuk kthehet më”.
Më tej ai tregoi dhe çmimin e udhëtimit me një VIP veturë duke arsyetuar edhe shpenzimet:
”Ardhja me këtë veturë për një natë kushtoi afër 250 euro e zgjodha sepse kisha dëshirë dhe kam suksesin në mësime me notat 5” ka thënë Orllati për klankosova.tv.
Duke qenë se Festimi ka 18 vjet dhe ai nuk punon aktualisht ai tha se shpenzimet për mbrëmjen e maturës i përfunduan prindërit e tij.
Ai tregoi për klankosova.tv dhe reagimin e prindërve kur ai u dha idenë e tij të shkonte në mbrëmjen e maturës me një veturë VIP.
”Thjeshtë më thanë: Është qejfi yt. Më përkrahën me gjithë dëshirë dhe vullnet të madh” .
18 vjeçari i cili sapo ka përfunduar shkollën e mesme të lartë, tha se pret të nis studimet në Universitetin e Prishtinës në fakultetin për Inxhinieri të Instalimit të Ngrohjes Qëndrore.












