Nuk përmbahet Ramiz Lladrovci, e quan rrenc imamin e Drenasit dhe i fyen Drenorin e Gashin

Nuk përmbahet Ramiz Lladrovci, e quan rrenc imamin e Drenasit dhe i fyen Drenorin e Gashin

  Gjatë mbrëmjes së kaluar, Imami nga Drenasi, Osman Musliu përdori fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Ndër të tjerash ai i ishte referuar Lladrovcit si “budalla” dhe se sipas tij atë e kishin përzënë nga Tirana. Por sot Lladrovci i është përgjigjur të gjithë këtyre fjalëve që po […]

 

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Imami nga Drenasi, Osman Musliu përdori fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ndër të tjerash ai i ishte referuar Lladrovcit si “budalla” dhe se sipas tij atë e kishin përzënë nga Tirana.

Por sot Lladrovci i është përgjigjur të gjithë këtyre fjalëve që po bëhen në drejtim të tij.
Lladrovci ka reaguar lidhur me Musliun, Drenorin, Gashin e shumë të tjerë.
Sipas tij, injoranca nuk paska kufi dhe se Mulla “rrenci” e nisi, opozita mbas tij.

Ndër të tjerash ai ka thënë se dijetarëve si ai ju rekomandon të bëjnë ndonjë sevap dhe të bëhen gati për ramazan.

Postimi i plotë:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!
Për Kiqinën (AAK), Vv, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth “presionit”, as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.
Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t’i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në “sërrnishta”. Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet “veq hajt po foli diçka”.

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…
Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

“Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan!
Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.
Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t’i sjelli me protokoll në xhami!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?