Një prej gjarpërinjve më helmues është parë në parkun e Gërmisë

Një prej gjarpërinjve më helmues është parë në parkun e Gërmisë

  Numri i gjarpërinjve në parkun e Gërmisë është shtuar. Të paktën kështu thonë qytetarët që e frekuentojnë këtë pjesë. E sipas biologëve bëhet fjalë për një lloj zvarraniku që është në mesin e më të rrezikshmeve. Por kjo nuk po shihet si situatë alarmante nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës. Te vendi i quajtur […]

 

Numri i gjarpërinjve në parkun e Gërmisë është shtuar. Të paktën kështu thonë qytetarët që e frekuentojnë këtë pjesë. E sipas biologëve bëhet fjalë për një lloj zvarraniku që është në mesin e më të rrezikshmeve. Por kjo nuk po shihet si situatë alarmante nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.

Te vendi i quajtur ‘Te Koshat’ qytetarët thonë se kanë hasur shpesh në gjarpërinj.

Ka prej te tillëve që nuk guxojnë të ecin edhe shtigjeve si më parë.

Më shqetësues është fakti se në pjesën më të gjelbër të Prishtinës po shihen lloje të rrezikshme të këtij zvarraniku si gjarpri Vipera ammodytes i njohur si ‘gjarpri i gurit’ të cilin e fotografoi dikush që punon në park

Sipas profesorit universitar të biologjisë Daut Rexhepajt kjo sezon pas dimërore i nxjerr gjarpërinjtë më shumë në lëvizje ndërsa tërheq vërejtjen se kur janë të uritur ndodh që të kërcejnë me metra të tërë lart për gjahun e vetë.

E në zonat që janë më pak të shkelura nga këmba e njeriut gjarpërinjtë lëshojnë deri në 10 të vegjël të tyre.

Klan Kosova ka kontaktuar Komunën e Prishtinës dhe AVUK’un të cilët kanë thënë se nuk është përgjegjësi e tyre ta menaxhojnë këtë situatë në parkun e Gërmisë.

Në anën tjetër Fadil Bajraktari nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit tha se është normale që kur nxehet moti të paraqiten më shumë gjarpërinjtë nëpër viset malore dhe në rastin e Gërmisë dhe se nuk bëhet fjalë për situatë të jashtëzakonshme dhe emergjente.

E biologu Rexhepaj sygjeron që kjo situatë më së miri mund të menaxhohet nëse në park dërgohen iriqë, bukëlza e gjallesa të tjera që ushqehen me gjarpërinj në mënyrë që këta të pakësohen.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?