Nis takimi i Zaevit me liderët e tjerë për propozimin e emrit ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit’

Në klubin e deputetëve po mbahet takim i liderëve i thirrur nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për të njoftuar për rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe propozimin konkret “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Në takim po marrin pjesë presidenti Ivanov, kryeparlamentari Xhaferi, lideri i VMRO-së, Mickovski, ai i BDI-së, Ahmeti dhe shefi i […]
Në klubin e deputetëve po mbahet takim i liderëve i thirrur nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për të njoftuar për rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe propozimin konkret “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
Në takim po marrin pjesë presidenti Ivanov, kryeparlamentari Xhaferi, lideri i VMRO-së, Mickovski, ai i BDI-së, Ahmeti dhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
Maqedonia dhe Greqia kanë arritur marrëveshje sa i përket ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Alexis Tsipras janë pajtuar në Samitin e Sofjes që emri i ri i Maqedonisë, të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
Ilindeni është Dita e Republikës së Maqedonisë. Me këtë marrëveshje që ende nuk është konfirmuar, do t’i hapet rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së BE dhe Aleancën Veri-atlantikem.












