Policët e FRONTEX vendosen në kufirin Kosovë-Shqipëri

Policët e FRONTEX vendosen në kufirin Kosovë-Shqipëri

Në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë janë vendosur policë të Agjencisë Evropiane të Kufijve, Frontex. Ata janë duke ndihmuar autoritet kosovare në luftimin e kriminalitetit si dhe identifikimin e dokumentacioneve të falsifikuara. Izabela Wiewiór nga zyra për informim e Frontex-it ka thënë për Radio Evropa e Lirë se vendosja e policëve të kësaj agjencie nëpër […]

Në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë janë vendosur policë të Agjencisë Evropiane të Kufijve, Frontex.

Ata janë duke ndihmuar autoritet kosovare në luftimin e kriminalitetit si dhe identifikimin e dokumentacioneve të falsifikuara.

Izabela Wiewiór nga zyra për informim e Frontex-it ka thënë për Radio Evropa e Lirë se vendosja e policëve të kësaj agjencie nëpër kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me vendet jashtë Bashkimit Evropian.

“Frontex është aktualisht i pranishëm në kufirin Kosovë-Shqipëri brenda Pikës Koordinuese të Operacioneve të Përbashkëta ‘Toka 2018’. Ky operacion është duke u zbatuar që nga fundi i shkurtit të këtij viti. Frontex ka vendosur dy oficerë të nivelit të lartë që ndihmojnë autoritetet lokale në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara”, ka thënë Wiewiór.

Kosova nuk është vendi i vetëm i rajonit në të cilin janë vendosur policët e Frontex, pasi edhe në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi janë vendosur oficerë të agjencisë.

Rreth 100 policë janë vendosur në të gjithë rajonin.

“Policët e Frontex ndihmojnë autoritetet kombëtare në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, makinave të vjedhura dhe drogave ilegale. Në këtë moment, pothuajse 100 policë janë të vendosur në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zyrtarja Wiewiór.

Vendimi për dërgimin e këtyre oficerëve sipas kësaj agjencie është marrë pas fluksit të madh të migrantëve të cilët synim kanë vendet anëtare të BE-së.

Sipas Frontex-it, fluksi i madh i migrantëve që përshkoi rrugën e Ballkanit Perëndimor, nga viti 2015 deri në tremujorin e parë të 2016, dërgoi në zbulimin e një numri të paparë të kalimeve ilegale në kufijtë e Hungarisë dhe Kroacisë me Serbinë.

Përveç policëve të specializuar të vendosur në pika të ndryshme kufitare, Frontex ka vendosur edhe automjete mbikëqyrëse kufitare si dhe pajisje të tjera në Hungari dhe Kroaci.

Në fillim të këtij viti kjo agjenci publikoi një raport në të cilin thuhej se rruga e Ballkanit Perëndimor mbetet një korridor kyç në hyrjen e heroinës në BE.

Sipas këtij raporti, grupet kriminale në Kosovë dhe Shqipëri së bashku me grupet e tjera kriminale nga Ballkani kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin dhe shpërndarjen e heroinës nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në muajin maj të vitit 2016, Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Frontex-in, agjenci e specializuar e Bashkimit Evropian për menaxhim të kufijve dhe luftimin e të gjitha krimeve ndërkufitare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?