Në Samitin e Sofjes, vetëm Spanja kundër Kosovës

Në Samitin e Sofjes, vetëm Spanja kundër Kosovës

Janë kryer të gjitha përgatitjet jo të lehta për Samitin e Sofjes, që zhvillohet të mërkurën mbrëma dhe të enjten, shkruan sot Koha Ditore. Së pari do të zhvillohet një takim i 28 liderëve të BE-së kushtuar temave si agjenda digjitale, Irani dhe raportet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj të enjten […]

Janë kryer të gjitha përgatitjet jo të lehta për Samitin e Sofjes, që zhvillohet të mërkurën mbrëma dhe të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Së pari do të zhvillohet një takim i 28 liderëve të BE-së kushtuar temave si agjenda digjitale, Irani dhe raportet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj të enjten do të zhvillohet edhe Samiti i veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor, i pari i tillë që nga Samiti i Selanikut para plot 15 vjetësh.

Në Këshillin e BE-së është konfirmuar sot se përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët, që do të miratohet në Samitin për Ballkanin Perëndimor dhe ai tekst, për të cilin ka shkruar “Koha ditore” të hënën, nuk do të ndryshojë. Një zyrtar i lartë i BE-së, duke rikujtuar se ka qenë vështirë të arrihet konsensus në BE rreth këtij teksti për shkak të 5 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, e ka quajtur këtë si një të arritur të madhe, sepse tash së paku rreth tekstit ekziston pajtim i të gjithë 28 liderëve të shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, posaçërisht Spanja, që nuk kanë dashur që edhe Kosova të jetë pjesë e negociatave për deklaratë të përbashkët, dhe në fund është gjetur formula, sipas së cilës liderët e 28 shteteve anëtare e miratojnë deklaratën, ndërsa “partnerët nga Ballkani Perëndimor” pajtohen me të.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?