Në Kosovë së shpejti Kolegji nga Iowa, Ministri jep detajet

Në Kosovë së shpejti Kolegji nga Iowa, Ministri jep detajet

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe shteti i Iowa kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë. Me këtë marrëveshje, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se në Kosovë do të jetë Kolegji DMACC, i shtetit të Iowas. Ky është njoftimi i plotë:  Bashkë me presidentin e DMACC (Des Moines […]

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe shteti i Iowa kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë. Me këtë marrëveshje, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se në Kosovë do të jetë Kolegji DMACC, i shtetit të Iowas.

Ky është njoftimi i plotë: 

Bashkë me presidentin e DMACC (Des Moines Area Community College), z. Robert Denson, sot kemi nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për themelimin e Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë, degë e Kolegjit DMACC të Iowa-s.

Falënderova për gatishmërinë që shteti i Iowa-s, në kuadër të krijimit të një partneriteti strategjik me Kosovën po e mbështet fushën e edukimit, tashmë përmes një bashkëpunimi konkret.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit për themelimin e degës së Kolegjit DMACC në Kosovë, është një hap drejt ndryshimit të gjendjes së arsimit të lartë.

Ardhja e një Kolegji prestigjioz nga shteti i Iowa-s është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, veçanërisht për të rinjtë tanë, të cilët do të kenë mundësi që në këtë Kolegj të marrin një edukim profesional çfarë e kanë të rinjtë në Iowa. Falënderoj DMACC për gatishmërinë që të përkrahë themelimin e këtij kolegji në Kosovë, të cilët janë të gatshëm të na ndihmojë për të pasur një kolegj siç e kanë edhe në SHBA-të.

Presidenti i Kolegjit (Des Moines Area Community College), z. Robert Denson tha se, DMACC është e specializuar në aftësimin e punëtorëve në kompani të ndryshme, duke shtuar se do të punojnë me institutet më të mira të Iowa-s, për të garantuar sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë. z. Denson u shpreh i gatshëm për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e edukimit, përmes projekteve të tjera.

Marrëveshja që sot u nënshkruar i ka hapur rrugë Kolegjit të njohur DMACC, i cili do të ketë profile profesionale të harmonizuara me kërkesat e tregut të punës në Kosovë. Standardi i këtij Kolegji është në përputhje të plotë me ato që zhvillon Kolegji DMACC në Iowa.
Në kuadër të Marrëveshjes parashihet që profesorë nga DMACC të trajnojnë profesorët tanë, të cilët do të jenë pjesë e Kolegjit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?