Ndalohet të ikë nga vendi ish-kryeministri i Malajzisë

Ndalohet të ikë nga vendi ish-kryeministri i Malajzisë

  Kryeministri i ri i Malajzisë tha të shtunën se ai “e pengoi” paraardhësin e tij të largohej nga vendi. Mahathir Mohamad tha se është përgjegjës për një ndalim udhëtimi për ish-kryeministrin Najib Razak dhe gruaja e tij. Associated Press njofton se një dokument udhëtimi tregoi se Najib dhe gruaja e tij ishin planifikuar të […]

 

Kryeministri i ri i Malajzisë tha të shtunën se ai “e pengoi” paraardhësin e tij të largohej nga vendi. Mahathir Mohamad tha se është përgjegjës për një ndalim udhëtimi për ish-kryeministrin Najib Razak dhe gruaja e tij. Associated Press njofton se një dokument udhëtimi tregoi se Najib dhe gruaja e tij ishin planifikuar të largoheshin me një avion privat të shtunën për Xhakarta.

Kryeministri Mahathir, i cili është 92 vjeç, tha se qeveria ka gjetur prova në lidhje me përfshirjen e Najib Razakut me një skandal masiv të korrupsionit.

Najib njoftoi në Facebook se ai po shkonte me pushime, por do të kthehej pas një jave, duke shkaktuar thashetheme se ai po përpiqej t’i shpëtonte ndjekjes së mundshme ligjore. Ai mohon çdo keqbërje.

Gjithashtu të shtunën vajza e Anwar Ibrahimit tha për mediat se udhëheqësi i opozitës do të lirohet nga burgu të martën dhe do të marrë një falje të plotë mbretërore.

Anwar është në burg për korrupsion dhe akuza seksuale që janë denoncuar gjerësisht si të motivuar politikisht.

Anwar kishte shërbyer si zëvendëskryeministër dhe ministër i financave në qeverinë e Mahathirit dhe shihej si trashëgimtar i tij derisa u pushua nga puna në vitin 1999.

Najib Razak mori një goditje në zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës, duke humbur ndaj Mahathir MOhamed, i cili tani është zyrtari më i moshuar i zgjedhur në botë.

Najib Razak dha dorëheqjen të shtunën si kryetar i partisë etnike Malay që ka udhëhequr që nga krijimi i Malayzisë si vend i pavarur në vitin 1957. Razak ka qenë edhe udhëheqës i koalicionit Barisan që u humbi në zgjedhjet e përgjithshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?