Momentet horror kur turistët përballën me fatkeqësitë ujore në mes të oqeaneve

Një anije për udhëtarë është përballur me valë gjigande në një oçean. Por pamjet e pabesueshme të shpërndara në internet, tregojnë momentin e pazakontë kur turistët bllokohen në sipërfaqet e ujërave të hapura. Skenat dramatike janë shfaqur në “Channel 4”, të filmuara nga pasagjerë të cilët ishin dëshmitar të ngjarjeve rrënçethëse. Në fakt dokumentari shfaq […]
Skenat dramatike janë shfaqur në “Channel 4”, të filmuara nga pasagjerë të cilët ishin dëshmitar të ngjarjeve rrënçethëse.
Në fakt dokumentari shfaq skena të ndryshme kur ka pasur katastrofa të anijeve në oçeane, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pamjet tregojnë kur një anije merr flakë, para se një punonjës i flotës të flet “Në mes të oçeanit, ju jeni një zjarrfikës”.
Një nga burrat tjerë dëgjohet duke thënë “Ne po qëndrojmë në një vend duke shpresuar të mos vdesim”.
Dokumentari gjithashtu ka shfaqur katastrofën e dhjetorit të vitit 2014 kur anija Anek kishte marrë zjarr në të cilën 12 persona kishin vdekur dhe 500 të tjerë u rrezikuan nga zjarri. Destinacioni i anijes ishte nga Ancona drejt Patrasit./Periskopi/





















