Miratohet Ligji për Prishtinën, Prizreni mbetet kryeqytet historik

Miratohet Ligji për Prishtinën, Prizreni mbetet kryeqytet historik

  Me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për Prishtinën. Në shqyrtimin e dytë të këtij  Projektligjit, u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës. Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy […]

 

Me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për Prishtinën.

Në shqyrtimin e dytë të këtij  Projektligjit, u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.

Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet historik.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani ka paraqitur dhe arsyetuar raportin me rekomandime, i cili tha se është më rëndësi që pas shumë vitesh, në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet ligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, dhe komisioni sipas tij, ka bërë hulumtimet, shqyrtimet, analizat e këtij projektligji, i cili ka bërë edhe vizitat studimore në qendrat e rajonit.

Dhe Komisioni ka ardhur në përfundim se ky projektligj i plotëson kushtet për miratim në kuvendin e Kosovës.

“Në bazë të Kushtetues që përcakton se kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, ne kemi të bëjmë me një ligj për kryeqytetin, nuk kemi të bëjmë për Prishtinën. Prandaj, kemi të bëjmë për kryeqytetin dhe kryeqyteti  i Kosovës është Prishtina, ndërsa kryeqyteti historik është Prizreni. Prizreni ka qenë kryeqytet tërë kohën, prandaj, është një kryeqytet historik”, ka thënë Hasani.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se askush nuk është kundër që Prizrenin me trajtuar si super qytet historik, por nuk e ka vendin në projektligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

“Prizreni meriton respektin më të madh të mundshëm, unë jetoj në atë qytet. Ne kemi ,ligjin për mbrojtjen e qendrës historike të Prizrenit, ne mund të nxjerrim edhe ligje të tjera nëse keni nevojë, por në ligjin për kryeqytetin, Prishtinën, me futë tash edhe kryeqytetin historik, nesër mund të kërkohet të bëjnë pjesë edhe diçka tjetër. Kam përshtypjen që pa një analize të mirëfilltë, po iu kap një farë euforie e populizmit, nacionalizimit dhe dikur kemi me qesh edhe me veten çfarë ligjesh po aprovojmë”, ka thënë deputeti Selmanaj.

Deputetët gjatë debatit kanë pasur  vërejtje edhe për çështjen e rregullimit të sigurisë në kryeqytet, për Policinë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?