Ministrja Hoxha: Kosova ka shënuar progres në barazinë gjinore

Ministrja Hoxha: Kosova ka shënuar progres në barazinë gjinore

  Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha po merr pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Bankës Botërore në Vjenë, me temën Potenciali i rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përmirësimi i barazisë gjinore në qasjen dhe mundësitë ekonomike, ku ka diskutuar për Promovimin e Barazisë në Ndërmarrësi, pronë dhe financa. Ministrja […]

 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha po merr pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Bankës Botërore në Vjenë, me temën Potenciali i rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përmirësimi i barazisë gjinore në qasjen dhe mundësitë ekonomike, ku ka diskutuar për Promovimin e Barazisë në Ndërmarrësi, pronë dhe financa.

Ministrja Hoxha, është përqendruar në fuqizimin e gruas si një çështje që kërkon shumë vëmendje dhe punë, duke cekur se Kosova ka qasje proaktive në drejtim të fuqizimit të grave.

“Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohemi sot është lufta kundër korrupsionit dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në të drejtat pronësore dhe financiare”, theksoi Ministrja Hoxha, duke cituar një deklaratë të Bankës Botërore se “duhet të jepet më shumë mbështetje për më shumë gra në politikë dhe fuqi punëtore, pasi ato do të ishin një forcë efektive për qeverisje të mirë dhe besueshmëri në punë”, si dhe tendenca e grave që të mos korruptohen – është arsyeja që shpesh i ka mbajtur ato jashtë politikës.

Hoxha shtoi se promovimi i përfshirjes së grave në të drejtat pronësore dhe financave në përgjithësi është një mision shumë i rëndësishëm për të dhe Qeverinë e Kosovës.

“Po punojmë aktivisht në fushatat për promovimin e të drejtave pronësore për gratë dhe kemi një progres të konsiderueshëm në këtë drejtim por ende mbetet për t’u bërë”, ka theksuar ministrja Hoxha, duke shtuar se ka shumë programe dhe subvencione për të mbështetur gratë në biznes si dhe Fondin për Garantimin e kredive i cili ofron garanci për kredi për bizneset në pronësi të grave dhe kjo është një nga përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar rolin e grave në financa dhe sipërmarrje.

Sipas një njoftimi, në konferencë u potencua se ndryshimet e politikave mund të kontribuojnë duke vënë detyrimet ligjore të cilat me kohë bëhen zakon. Kjo është mënyra e vetme për të ndihmuar edhe për të ndryshuar perceptimin se gratë dhe burrat nuk janë të barabartë. Çdo përpjekje duhet të fillojë nga familjet, vendet e punës, politikanët dhe në të gjithë shoqërinë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?